Foto Ilustruese

Kosova & Rajoni

Ministri serb për formimin e Ushtrisë së Kosovës: Mund të shpallet më 28 nëntor

17 Nëntor 2018, 17:48| Përditesimi: 17 Nëntor 2018, 18:29

  • Share

28 nëntori, kur shënohet Dita e Flamurit Kombëtar mund të jetë dita, në të cilën administrata shtetërore në Prishtinë mund të shpallë zyrtarisht formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Kështu është deklaruar së fundi ministri i Punëve të Brëndshme në Serbi, Nebojsha Stefanoviç në një intervistë  të dhënë për televizionin shtetëror serb RTS, ku komenton  se ekziston mundësia që një akt i tillë të shpallet në ditën e shënuar të Flamurit kombëtar.

 Mësohet se Ministri i Brendshëm serb e ka komentuar gjatë intervistës këtë mundësi , duke thënë se një akt i tillë , sipas tij do të në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare dhe se ai pret që NATO e BE të reagojnë si garantues të këtyre marrëveshjeve, transmeton  Zëri.

"Prishtina po punon që ajo datë të jetë momenti i shpalljes së Ushtrisë edhe nëse kjo është në kundërshtim me kushtetutat dhe rregulloret e nxjerra dhe miratuara nga Prishtina marrëveshjet ndërkombëtare, Rezolutën 1244 (Këshilli i Sigurimit të OKB-së) dhe  garancitë e NATO-s”, citojnë mediat kosovare Stefanoviç.

Sipas ministri serb Stefanoviç një vendim i tillë do të ishte i papranueshëm dhe do cënonte rëndë interesat e popullit serb. Duke e konsideruar çështjen tepër serioze, ministri serb Stefanoviç ka folur duke  paralajmëruar, që shërbimet e brëndshmë serbe janë parapërgatitur dhe  kanë marrë ndërkohë detyra të pengojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Ministria jonë e Mbrojtjes, e Punëve të Brendshme dhe të gjitha shërbimet i kanë analizuar të gjitha informacionet që i kemi ne për këtë dhe kanë përgatitur disa skenare që do të mund të ndodhnin dhe kuptohet përgjigjet e Serbisë, por mbi të gjitha dëshirojmë që të bisedojmë seriozisht me partnerët të cilët kanë qenë garantues – NATO-n dhe BE-në që diçka e tillë nuk guxon të ndodhë”, citon Zëri, Ministrin e Jashtëm Serb.

Ndërkohë kujtojmë që më datë 18 tetor Kuvendi i Kosovës i ka miratuar tri projektligjet e propozuara nga qeveria për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Ushtri.

Përmes këtyre tri projektligjeve synohet që FSK-ja të transformohet në një forcë me kapacitete shtesë, përfshi edhe përgjegjësi mbrojtjeje, por pa prekur emrin e saj.

Projektiligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës u mbështet nga të gjitha grupet parlamentare,në Kosovë përveç deputetëve të “Listës Serbe”.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?