Ministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut rezulton pozitiv nga Covid-19

23 Korrik 2020, 09:39| Përditesimi: 23 Korrik 2020, 09:43

  • Share

Ministri shqiptar i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, Kreshnik Bekteshi është infektuar me koronavirus.

Lajmi e ka bërë me dije vetë Bekteshi me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai shkruan se nuk ka asnjë simptomë dhe se ndihet mirë, ndërsa familjarët e tij kanë rezultuar negativ.

Sakaq, ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rregullat e vendosura për parandalimin e Covid-19.

Postimi i Bekteshit:            

Të nderuar miq,familjarë

Dua t’ju njoftoj që edhe përkundër përpjekjeve maksimale dhe respektimit të protokoleve sapo më informuan se kam rezultuar pozitiv me COVID-19, nga testimi i bërë sot paradite.

Fatmirësisht nuk kam asnjë simptomë dhe familjarët në testimin e sotshëm që të gjithë janë negativ.

Duke ju bërë thirrje që të respektojmë protokolet, dëshiroj çdo të mirë për ju dhe familjet tuaja!

Bashkë, edhe me mbështetjen tuaj, do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë!

Shëndet e mbarësi për të gjithë!

Në Maqedoninë e Veriut një ditë më parë u regjistruan 10 viktima dhe 137 raste të reja infeksioni Covid

Autoritetet shëndëtësore në vend raportuan edhe për 131 pacientë të shëruar

Sipas statistikave të fundit në Maqedoni ka patur që prej fillimit të pandemisë gjithsej 9547 raste me Covid-19, prej të cilëve 5071 janë shëruar, kurse betejën me koronavirusin e kanë humbur 442 pacientë. Për momentin në vend ka 4034 raste aktive me Covid-19.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?