Hashim Thaci

Kosova & Rajoni

Sveçla dorëzon kallëzim penal kundër Thaçit

30 Mars 2020, 20:01| Përditesimi: 30 Mars 2020, 20:09

  • Share

Ushtruesi i detyrës në ministrinë e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka dorëzuar pranë Prokurorisë Themelore të Prishtinës, kallëzimin penal kundër Presidentit Hashim Thaçi.

Sipas MPB-së, ky kallëzim penal është ngritur në lidhje me deklarimet e Thaçit të datës 23 mars për të mos respektuar vendimet e marra nga qeveria në raport me masat mbrojtëse kundër virusit COVID-19.

Më poshtë është njoftimi i plotë të MPB-së:

Më 23.03.2020, Presidenti në konferencë për media del me deklaratë ku bën thirrje për mos-respektim të vendimit të Qeverisë.

Deklarimi i tij është ky:

Qytetarët nuk janë të detyruar që t’i respektojnë vendimet kundër-kushtetuese dhe askush nuk mund t’i dënojë ata për këtë.

As Policia e Kosovës dhe as organet sigurisë nuk duhet ta zbatojnë këtë vendim kundër-kushtetues të qeverisë, sepse kështu edhe vetë bëjnë vepër penale.

Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës parashihen gjithsej 30 nga kompetencat e Presidentit të vendit.

As edhe njëra prej tyre nuk ka të bëjë me vlerësimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së vendimeve të Qeverisë. Kjo kompetencë u takon gjykatave.

Presidenti përmes deklarimeve të tij dhe thirrjeve për mos-respektim të Vendimit të Qeverisë në datën 23 Mars 2020, përveç që ka shkaktuar paqartësi tek qytetarët, i njëjti gjithashtu ka mundur të ndikojë që përmes këtyre thirrjeve të shkaktojë kaos nëpër rrugë dhe të “kontribuojë” në shpërndarjen më të madhe të Virusit COVID-19, si rezultat i qytetarëve që nuk do të respektonin vendimin e Qeverisë sipas rekomandimeve të Presidentit.

Në lidhje me këtë dhe marrë parasysh se ne jemi të dedikuar t’i respektojmë organet e drejtësisë dhe të krijojmë një shtet ku sistemet janë me të vërtetë të ndara, Sveçla dorëzoi Kallëzimin Penal kundër Presidentit, duke ngritur dyshimin e bazuar se Presidenti ka kryer veprën penale “Thirrje për rezistencë” të paraparë në Nenin 403 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Komento

Komente

  • Kosovari: 01/04/2020 11:02

    Eshte per habi,sui mund nje personalietet qe ka sherbyer popullit dhe vendit gjithenm jeten dhe ne gjitha rrethanat,te jete person me I urryer nga nje pjese e popullit deri ne mosdurim-Svarqa.Kur ai ka kaluar gjitha nivelet dhe rr ethanat e sakrifices per clirimin e vendit dhe lirin e popullit te kesaj hapesire shqiptare,Cdo marrveshje, vendim per e rreth Kosoves,ndertimit te shtetesise dhe st r uktures shteterore, ai eshte nenshkruesi I domodoshem.Tasdh ndonje "mentar"te gjeje "qime ne ve"dhe te shkone deri ne ekstrem,mosduri m te urrejtjes,verte kjo ehste "nje e qume peshe" sic t huhet ne popull.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?