Ministri Vengu: Forcat Speciale, stërvitje të përbashkët me trupat amerikane

24 Gusht, 12:36| Përditesimi: 24 Gusht, 12:57

  • Share

Forcat Speciale shqiptare vijojnë traditën e stërvitjes “Joint Combined Exchange Training”,  me trupat e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale në Evropë.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu publikoi sot në rrjetet sociale momente nga kjo stërvitje e përbashkët.

“Operatorët specialë të të dy vendeve po punojnë vazhdimisht mbi detajet e ndërveprimit në operacionet e përbashkëta, kryesisht në goditje objekti dhe teknikat e luftimit në zonat e banuara”, u shpreh ministri.

Në stërvitjen e koduar “Joint Combined Exchange Training”, trupat elitarë shqiptarë e amerikanë, vepruan si një njësi e vetme gjatë luftimit në qendrat e banuara dhe goditjes së objektit.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?