Nga Farka Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ka folur për situatën e zjarreve në vend. Ditën e sotme mbërritën nga Hungaria dy helikopterë që do të ndihmojnë vendin tonë në luftën kundër zjarreve.
Në një lidhje skype për Report Tv, ministri theksoi se edhe nga Kroacia ka ardhur një avion zjarrfikës.
Ministri i Mbrojtjes u shpreh se në veri të vendit janë dy vatra zjarri, ku njëra ndër to është ajo në Parkun e Lurës.
'Jam në Farkë ku janë dislokuar forcat aleate që nga mëngjesi i ditës së sotme kemi pasur mundësinë që të bëjmë një ndarje detyrash me ndërhyrjen në mëngjes herët nga forcat tona ajrore në parkun e Llogarasë, aty ku kemi bërë një punë të mirë sa i përket kufizimit të vatrës, për atë vatër është luftuar prej disa ditësh më flakët. Në veri të vendit kemi dy vatra të rëndësishme në zonën e ku një ndër to është ajo në Parkun e Lurës', tha ai.
Ministri Vengu zbuloi gjithashtu se Në Llogara, në brendësi të parkut, pati një vatër zjarri të rrezikshme të shkaktuar nga njeriu, që rrezikonte shumë, por për fat të mirë u arrit të fikej.
Ministri theksoi se në vatrat e zjarrit që kanë aktive nuk ka pasur rrezik për banesat.
‘Ne e kemi mision që të gjendemi pranë qytetarëve, tashmë jemi përballë një situate temperaturash ekstreme që do të vijoj deri të shtunën. Pra jemi në nivelin maksimal të alertimit sa i përket zjarreve. Aktualisht përballemi më dy fronte në veri të vendit janë zonë që janë larg zonave të banuara edhe sot nuk patëm rrezik për zonat e banuara. Ndërhyrja nga ajri është zgjidhja e vetme pasi terreni është i thepisur. Mbetet që të vlerësohet nga hetimet nëse janë aksidentale këto zjarre.
Patëm një situatë të vështirë në Parkun e Llogarasë, shumë larg vatrës që u kufizua me sukses bëhet fjalë për një shkak njerëzor që shkaktoi atë vatër zjarri, por zarrfikësit reaguan në kohë dhe u evitua një katastrof, të gjithë janë në alert dhe në vigjilencë’, tha ai.
Komente
