Forcat shqiptare në mision në Bullgari

Politikë

Ministri Vengu: Mbi 500 ushtarakë shqiptarë të angazhuar në misione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së

21 Gusht, 12:28| Përditesimi: 21 Gusht, 12:35

  • Share

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka ndarë disa foto nga misioni i trupave ushtarake shqiptare në Novo Selo të Bullgarisë. 

Përmes rrjeteve sociale, ministri thekson se ushtarakët e Batalionit të Partë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut, pjesë e Kontingjentit VI, janë sot në vijën e parë të bashkëpunimit me aleatët e NATO-s.

Ministri bën me dije gjithashtu se mbi 500 ushtarakë shqiptarë  janë angazhuar në misione në vende të ndryshme. 

“Ushtarakët e Batalionit të Parë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut, pjesë e Kontigjentit të VI, janë sot në vijën e parë të bashkëpunimit me aleatët e NATO-s. Mbi 500 ushtarakë shqiptarë janë të angazhuar në misione të NATO-s, BE-së dhe Kombeve të Bashkuara në Europë, Afrikë dhe Lindjen e Mesme.”, shkruan ministri. 

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?