Industria ushtarake vendase, pajisja me mjete dhe sisteme me përdorim të dyfishtë civil dhe ushtarak si dhe kualifikimi i efektivëve në përdorimin e tyre, përbëjnë tre shtyllat kryesore të modernizimit të Forcave tona të Armatosura, sipas ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu.
Gjatë vizitës së tij në Panairin Ndërkombëtar të Aviacionit “Paris Air Show”, Vengu tha se pati mundësinë të njohë nga afër teknologjitë më të fundit dhe mjetet e avancuara që prezantuan kompani prestigjioze ndërkombëtare, si Anduril Systems, Thales Group, Airbus, MBDA, EDGE Group, KNDS, Saab AB dhe Safran.
Ky event i rëndësishëm, që mbledh aktorët kryesorë në fushën e teknologjisë ushtarake dhe civile, përbën një mundësi unike për Shqipërinë në procesin e modernizimit dhe zhvillimit të kapaciteteve të saj të mbrojtjes.
Komente
