Pirro Vengu dhe Alexus Gregory Grynkewich

Politikë

Ministri Vengu pret Komandantin Suprem të Aleancës në Evropë: Biseduam për investimet në industri dhe infrastrukturë kritike që Shqipëria po ndërmerr

16 Shtator, 20:24| Përditesimi: 16 Shtator, 20:35

  • Share

Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, mikpriti sot në vizitën e tij të parë në Shqipëri Komandantin Suprem të Aleancës në Evropë (SACEUR), Gjeneralin Alexus Gregory Grynkewich. 

Gjatë bisedës, u theksua vlerësimi i përbashkët me SHBA për natyrën dhe nivelin e kërcënimeve në Evropën Juglindore, si dhe rëndësia e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Vengu diskutoi gjithashtu për investimet që Shqipëria po bën në industri dhe infrastrukturë kritike, me qëllim rritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe reagimit në përputhje me angazhimet e vendit në Samitin e Hagës.

Postimi i plotë: 

Kënaqësi të mikprisja sot Komandantin Suprem të Aleancës në Evropë (SACEUR) Gjeneralin Alexus Gregory Grynkewich, në vizitën e tij të parë në vendin tonë.

Në vigjilje të mbledhjes se vendeve të Kartës së Adriatikut në Tiranë, ndajmë me SHBA të njëjtin vlerësim mbi natyrën dhe nivelin e kërcënimeve në Evropën Jug Lindore.

Në këtë kontekst biseduam për investimet në industri dhe infrastrukturë kritike që Shqipëria po ndërmerr për të rritur strukturalisht dhe vijueshmërisht kapacitetet e saj mbrojtëse dhe reaguese në përputhje me angazhimet tona në Samitin e Hagës.

Inovacioni do të jetë në qendër të investimeve modernizuese në të gjithë spektrin e aktivitetit tonë industrial dhe ushtarak, duke mbështetur në këtë mënyrë dhe rritjen e kapaciteteve të misioneve të NATO-s dhe #BE-së ku trupat Shqiptare janë aktualisht të angazhuara, dhe posaçërisht në KFOR.

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?