Foto: Ministria e Arsimit
Ministria e Arsimit ka reaguar pasi teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë qarkulloi në rrjete sociale pas 20 minutash pas nisjes së provimit.
MAS tha se publikimi i tezës nuk cënon procesin, ndërsa provimi po zhvillohet me standarde të larta.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Arsimit dhe Sportit garanton se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e procesit të provimeve dhe për të ruajtur integritetin e tij të plotë. Publikimi i tezës së provimit të lëndës Gjuhë shqipe dhe Letërsi, pas fillimit të procesit të testimit nuk e cënon aspak ecurinë dhe besueshmërinë e procesit të provimit të Maturës Shtetërore.
Rreth 27 mijë maturantë, në 145 qendra provimi në të gjithë vendin, po zhvillojnë provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në kushte të qeta dhe në përputhje me të gjitha standardet e sigurisë të parashikuara në rregulloren e Maturës.
Institucionet arsimore, në bashkëpunim me MAS-in, mbeten të angazhuara për të ofruar një proces të drejtë, të barabartë dhe transparent për çdo maturant.
Lajmi kryesor:
Matura Shtetërore/ 27 mijë nxënës testohen në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi! Publikohet teza, Ministria e Arsimit: Nuk cenon procesin
Xh.K/ReportTv.al
