Ministria e Brendshme publikon ekstraktin e dytë të listavë zgjedhore/Qytetarët mund të verifikojnë emrin online

2 Nëntor 2020, 15:51| Përditesimi: 2 Nëntor 2020, 16:02

  • Share

Ministria e Brendshme ka publikuar diten e sotme ekstraktin e dytë të listave zgjedhore të 25 Prillit 2021.Ministria sqaron se duke nisur nga data 4 nëntor Gjëndja Civile do të bëjë verifikimet për publikimin e listave.

Çdo qytetar mundet të verifikojë emrin online në listën zgjedhore, përmes portalit e-Albania

Postimi i plotë

 Publikohet ekstrakti i dytë i listave zgjedhore, të 25 Prillit 2021

Ministria e Brendshme publikon sot, sipas përcaktimeve ligjore, ekstraktin e dytë të listave zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 Prill 2021.

Ekstrakti i parë i përbërësve zgjedhor u publikua në 5 Tetor 2020.

Zyrat e Gjendjes Civile në bashki apo njësi administrative, kanë detyrimin ligjor të printojnë ekstraktin e dytë të përbërësve zgjedhore sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, nën juridiksionin e tyre territorial. Ky ekstrakt, si edhe i pari, firmoset nga Kryetari i Bashkisë dhe publikohet në ambientet e bashkive/njësive administrative/në vende me hyrje të lirë të aksesueshme për publikun, ku çdokush mund të verifikojë emrin në listë.

Duke nisur nga data 4 Nëntor 2020, DPGJC do të nisë verifikimet për publikimin e listave të dyta të zgjedhësve.

Ministria e Brendshme thekson se procesi i hartimit të Listës së Zgjedhësve kryhet nën mbikëqyrjen e auditëve teknicienë të KQZ-së, me akses të plotë në çdo etapë të këtij procesi.

Çdo qytetar mundet të verifikojë edhe online emrin në listën zgjedhore, përmes portalit qeveritar e-Albania:

LINKU

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vullnet Xhaferi: 02/11/2020 17:39

    Në rast se zbatohen masat për mbrojtjen nga virusi nuk është e nevojshme mbyllja totale. Distanca fizike mbajtja e maskes dhe mbyllja e lokaleve dhe qendrave të mëdha tregtare ku ka grumbullime masive të njerëzve mendoj se është e mjaftueshme për të parandaluar infektimin masiv të njerëzve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?