Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur zyrtarisht skemat e reja për mbështetjen e fermerëve. Këtë vit janë 9 skema mbështetëse, përveç atyre ekzistuese.
Për mekanikën bujqësore, Ministria e Bujqësisë ka një kredi sovrane për të gjithë fermerët që dëshirojnë të blejnë traktorë bujqësorë dhe agregate, ku shteti hyn garant në bankat e nivelit të dytë për 50% të shumës që duhet të paguajnë fermerët.
Aplikimet për skemat e reja do të vazhdojnë deri më 30 shtator. Për këto skema, fermerët duhet të marrin informacion pranë specialistëve të agjencive rajonale të ekstensonit bujqësor për të plotësuar dosjet e aplikimeve.
Drejtori i AREB Lushnjë, zoti Alfred Shani, shprehet se skemat janë gjithpërfshirëse dhe se në plotësimin e dokumentacionit shmangen barrierat burokratike.
"Është një skemë goxha e gjerë që përfshin të gjitha investimet në bujqësi. Investimet në këtë skemë përfshijnë 9 masa investimesh, të cilat janë në ndërtimin e serave, në ndërtimin e stallave, në ujitjen me pika, në mbjelljen e fidanëve të drufrutorëve dhe të të gjitha llojeve të drufrutorëve përfshirë brenda dhe në blerjen e mekanikës bujqësore, ku përfshihen edhe agregatet, në agroturizëm, në pjesën e akuakulturës detare.
Kështu që kjo është një skemë shumë e gjerë, prandaj unë gjej rastin t’u bëj thirrje të gjithë fermerëve të interesuar, të futen të aplikojnë në këtë skemë. Në këtë skemë përfitojnë 50% të faturës së investimit dhe pjesën tjetër mund ta mbulojnë me kredi, që janë dhe kredi e butë. Dhe te kredia e butë është mbulimi që bëhet me garanci sovrane, pra shteti mbulon 70% të kredisë së butë.
Nga masat që janë marrë, është marrë parasysh në udhëzim që fermeri ta ketë sa më të lehtë plotësimin e dosjes dhe mos të ketë shumë procedura burokratike. Për çdo problem dhe vështirë që do hasin, të gjithë specialistët e bujqësisë dhe AREB-it do jenë në dispozicion, si në terren ashtu dhe në zyrat tona, të vijnë të marrin kontakt",- ka thwnw ai pwr Report Tv.
Komente
