Konfirmohen dy vatra të reja të virusit të shpendëve! Në Divjakë pulat e ngordhura nga gripi u groposën në kanal nga banorët duke rrezikuar përhapjen e infeksionit

25 Mars 2022, 14:28| Përditesimi: 26 Mars 2022, 07:52

  • Share

Dy vatra të reja të gripit të shpendëve janë konfirmuar në Devoll dhe në Divjakë, ndërsa deri tani kemi pasur shfaqje të infeksionit në Durrës, Korçë dhe Dibër. Zëvendësministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci, e cila bëri një raportim për mediat, tha se po shtohen masat për mbajtjen nën kontroll të situatës.

"Aktualisht kemi një vatër të re në Divjakë dhe në Devoll, po shtohen masat për mbajtjen nën kontroll të situatës. Po kryhet tamponimi sipas rrezes që është vendosur, dhe po bëhet shuarja e vatrave", tha Gjeci.

Në Devoll, sipas burimeve bëhet fjalë për një vatër të shpendëve të oborrit. Pulat janë konstatuar nga vëzhgimi në terren i punonjësve të drejtorisë bujqësore të cilët më pas kanë marrë masa duke urdhëruar groposjen e tyre. Gjithsej janë groposur 6 pula. Aktualisht e gjitha zona është nen monitorim ndërsa janë njoftuar edhe fermerët e zonën për situatën.

Në Divjakë, u konfirmua se 60 pulat e ngordhura në në fshatin Gur të Divjakës, rezultuan se ishin të infektuara me gripin e shpendëve. Report Tv denoncoi me pamje sesi veterineri mori kampionë gjaku pa doreza dhe pa veshje të posaçme. Nga ana tjetër vetë banorët e zonës, groposën në kanal pulat e ngordhura duke rrezikuar përhapjen e infeksionit në gjithë pulat e fshatit.

Gjeci siguroi konsumatorët se produktet që shiten në treg, janë të pakontaminuara dhe mund të konsumohen pa problem. 

"AKU ka kryer kontrolle në të gjithë territorin, deri tani nuk janë evidentuar shkelje, policia e shtetit është në bashkëpunim. Sigurojmë konsumatorët që nuk ka asnjë problem për mishin dhe vezët, që duhet ti gatuani me temperaturë më të lartë se 70 grade celsius", u shpreh zëvendësministrja.

Zv.ministrja u pyet nga gazetarët dhe në lidhje me faktin se kush do ti mbulojë kostot e groposjes së shpendëve. 

'Unë nuk e di se kujt kompani i referoheni, është bashkëpunim mes qeverisjes vendore, me ministrinë e Bujqësisë, sa i përket problematikës që ju i referoheni.'- tha Gjeci.

Më tej zv.ministrja Gjeci, u shpreh se ky është një virus që ka infektuar Europën, ndërsa shtoi se shkakton probleme tek tufat e shpendëve dhe jo tek konsumatorët. Madje, Gjeci tha se një nga vendet me të mëdhenj eksportues të vezëve është Ukraina, dhe kjo ka sjellë edhe një rritje çmimesh.

Kategoria e pulave që ne kemi, janë ato për vezë dhe për mish, pularitë që janë për mish janë të kontrolluara. Kompanitë janë të deklaruara dhe normalisht kjo ka sjellë një pakësim të numrit të vezëve, është një virus që ka infektuar Europën dhe jo më larg se dje dhe SHBA. Shkakton probleme vetëm në tufat e shpendëve, dhe jo te konsumatorët.  Shqetësimi jonë është pakësimi i tufës, një nga vendet më të mëdhenj eksportues të vezëve është Ukraina, dhe kjo ka sjellë edhe një rritje çmimesh', tha Gjeci.

Ora 19:11
Në Devoll vatra e re me virusin e shpendëve, autoritetet groposin 6 pula të infektuara! E gjithë zona nën monitorin (VIDEO)

 

Fshati Vishocisë i Devollit është një prej dy vatrave të reja me virusin e shpendëve që u njoftuan sot nga zëvendësministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci. Sipas burimeve bëhet fjalë për një vatër të shpendëve të oborrit.

Pulat janë konstatuar nga vëzhgimi në terren i punonjësve të drejtorisë bujqësore të cilët kanë marrë masa dhe kanë urdhëruar groposjen e tyre. Gjithsej janë groposur 6 pula. Aktualisht e gjitha zona është nen monitorim ndërsa janë njoftuar edhe fermerët e zonën për situatën.

Ora 12:51
Konfirmohet gripi i shpendëve edhe në Divjakë! Pulat e ngordhura u groposën në kanal nga banorët duke rrezikuar përhapjen e infeksionit

Konfirmohet gripi i shpendëve edhe në fshtarat e Divjakës. Analizat e dërguara në Tiranë nga veternierët e zonës konfirmuan se 60 pulat e ngordhura në fshatin Gur të Divjakës, rezultuan se ishin të infektuara me gripin e shpendëve.

Report Tv denoncoi me pamje sesi veterineri mori kampionë gjaku pa doreza dhe pa veshje të posaçme. Nga ana tjetër vetë banorët e zonës, groposën në kanal pulat e ngordhura duke rrezikuar përhapjen e infeksionit në gjithë pulat e fshatit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?