Ministrja e Drejtësisë firmos urdhrin e ekstradimit të 'xhaxhait' nga Dibra! Brenda 25 nëntorit 'ambasadori' i 'Ndrahgeta-s' për Ballkanin niset drejt Italisë (DOKUMENTI)

12 Nëntor 2020, 10:26| Përditesimi: 12 Nëntor 2020, 18:53

  • Share

TIRANË- Brenda 25 nëntorit, Interpol Tirana duhet t'i dorëzoj partnerëve italianë dibranin Bujar Sejdinaj, njohur ndryshe si xhaxhai.

Ai u arrestua më 24 korrik nga policia shqiptare pasi kërkohet nga Italia si i përfshirë në trafikun e drogës për llogari të mafias italiane “Ndrangheta”. Sipas italianëve, 61 vjeçari me rolin e menaxherit të Ballkanit për “Ndrangheta” është përfshirë në blerjen e 20 kg kokainë në Spanjë.

Drejtësia shqiptare ka miratuar ekstradimin e tij ndërsa më 9 nëntor ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj ka dhënë "OK" e saj që ky ekstradim të finalizohet.

Sipas dokumentit të siguruar nga ReportTv, Gjonaj shprehet se ky ekstradim lejohet pasi s'ka asnjë të dhënë që Sejdinaj do t'i rrezikohej jeta apo persekutohej politikisht në Itali përfshi edhe cenimin e të drejtave të tij. Afro një vit më parë më 18 nëntor 2020 gjykata e "Region Calabrias" ka nxjerrë ndaj Dibranit masën e sigurisë arrest në burg, ekzekutuar disa muaj më pas në Shqipëri. Kurse Ardian Çekini i njohur si krahu i djathtë i Bujar Sejdinajt, i cili ka vepruar bashkë me të në të njëjtin grup kriminal, mësohet se është ekstraduar.

Bujar Sejdinaj

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?