Foto ilustruese

Ministria e Drejtësisë i heq licencën noterit Emanuel Gjura, u dënua me 6 vite burg për tjetërsimin e pronave në Shëngjin

16 Qershor 2022, 11:36| Përditesimi: 16 Qershor 2022, 11:52

  • Share

Ministria e Drejtësisë i ka hequr licencën noterit Emanuel Gjura, i cili u dënua nga GJKKO për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit. Ndaj urdhrit për heqjen e licensës, noteri mund të bëjë ankim në Gjykatën Admiistrative brenda 45 ditësh.  Ndonëse GJKKO u dënua me 4 vite e 8 muaj burg, Apeli i shtoi dënimin duke dhënë vendimin që të vuajë 6 vite në një burg të sigurisë së lartë. Gjura akuzohet për veprat penale “Falsifikim dokumentesh”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”.

Në një prej goditjeve më të mëdha të SPAK është konfiskimi i pasurisë me vlerë 55 milionë euro për grupin i cili tjetërsoi pronat në bregdetin e Shëngjinit. Kjo është një ndër shumat më të mëdha që u ka kaluar shtetit. Bëhet fjalë gjithsej rreth 300 mijë metra katror, në 75 pasuri të ndryshme.

Hetimet për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit nisën në 2017 kur një qytetar denoncoi se toka e tij rezultonte në Hipoteke në emër të disa familjeve të tjera. Prokuroria zbuloi një sipërfaqe të madhe toke prej 234 mijë metrash katrorë tokë në zonën e Ranës së Hedhun që ishte përfituar përmes falsifikimit të dokumenteve.

Bashkia Lezhë dhe Këshilli i Qarkut Lezhë “nëpërmjet shkresave përkatëse zyrtare, pavarësisht se në realitet (tokat) janë mal dhe ranishte i kanë konfirmuar si toka të kategorisë “Arë” dhe “Pemtore”. Sipas vendimit për sekuestrim parcelat ishin regjistruar në emër të personave që nuk kishin të drejtë të përfitonin tokë në atë zonë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?