Burgu i Reçit

Kronikë

Ministria e Drejtësisë pezullon nga detyra dy specialistë-psikologë në burgun e Reçit! I kërkonin para të burgosurve në këmbim të disa shërbimeve

5 Tetor 2021, 21:42| Përditesimi: 5 Tetor 2021, 21:49

  • Share

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka urdhëruar sot pezullimin e dy specialistë-psikologëve në burgun e Reçit në Shkodër. Janë pezulluar nga detyra Arnaldo Hoxha dhe Mario Laloshi, ndaj të cilëve është urdhëruar të nisë edhe një hetimit administrativ ndaj tyre.

Pezullimi i tyre erdhi pas një denoncimi të publikuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Stop” ku bashkëshortja e njërit prej të dënuarve Martin Tushes, thotë se të dy personat e sipërpërmendur kanë kërkuar para nga i dënuari, në këmbim të disa shërbimeve.

Mario Latoshi është përgjegjës për kontaktet e të burgosurve me familjarët. Ndërsa Arlando Hoxha ndikon në raport-vlerësimin e sjelljes së të burgosurve, kur këta të fundit kërkojnë, që koha e mbetur e vuajtjes së dënimit, t’i konvertohet në arrest shtëpie apo shërbim prove. Sipas bashkëshortes, Martinit i takojnë të gjitha këto vlerësime lehtësuese, por gjërat bëhen enkas të vështira, për të zhvatur para.

Në burgun e Reçit janë nisur grupet e inspektimit nga DPB dhe SHKBB për të zbardhur rastin.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?