Politikë

Vendimet e qeverisë, Ministria e Drejtësisë: Vetting edhe për noterët, kush merr cilësinë e të pandehurit apo ka kontakte me kriminelë largohet

3 Nëntor 2021, 13:24| Përditesimi: 3 Nëntor 2021, 20:10

  • Share

TIRANË- Noterët në Shqipëri do t’i nënshtrohen një procesi të vettingut njëjtë si gjyqtarët dhe prokurorët. Në mbledhjen e qeverisë u miratua projektligji për disa ndryshime në ligjin e noterisë, që do të përforcojë besueshmërinë e publikut tek ky shërbim, i cili pritet të paraqitet në Kuvend brenda një kohe të shkurtër. Lajmin e bëri me dije ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i cili tha se do të përcaktohen kritere për noterët e rinj që do të futen në këtë profesion.

Qëllimi është largimi i personave që kanë lidhje me krimin dhe se do të jetë ministria e Drejtësisë ajo që të kryejë vettingun e tyre. Manja tha se në këtë sistem nuk duhet të përfshihen personat që kanë lidhje apo kontakte të papërshtatshme me krimin e organizuar ose personat e dënuar për kryerjen e veprave penale të rënda.

'Sapo kaluam në qeveri disa shtesa dhe ndryshime ligjin për noterinë. Ky pr.ligj ka për qëllim forcimin e integritetit të noterit dhe besueshmërinë e publikut te ky shërbim. Parmes këtyre ndryshimeve përcaktohen kritere të reja në futjen në profesionin e noterit dhe futja e kritereve të reja. 

Ndryshimet sot vijnë si përmbushje e të dhëna nga partnerët tanë. Në kriteret e reja që përcakton ligji, pjesë e Noterisë s’do të jenë as ata noterë që janë në profesion, që janë në listën e personave që ushtrojnë kundër ligjit.   Pr.ligji i ri përcakton të njëjtën procedurë dhe të njëjtën kritere për heqje licencë të njëjtat si për prokurorë dhe gjyqtarë. Ky ligji forcon integritetin e noterit. Mospërfshirjen në këtë sistem të personave që kanë lidhje apo kontakte të papërshtatshme me krimin e organizuar ose personat e dënuar për kryerjen e veprave penale të rënda.

Ndryshimet që propozohen sot jo vetëm që përcaktojnë kritere të të reja, por as më shumë dhe as më pak është proces vettingu për noterët që janë në shërbim aktualisht, ata që janë në lidhje me persona të inkriminuar apo që janë pjesë e listës së shpallur si të inkriminuar. Ligji për noterinë ka përcaktuar dhe mekanizmat e shërbimit, përmes inspektimeve të planifikuara. Përgjegjëse është Ministria e Drejtësisë. S’ka mbivendosje me bashkëqeverisjen, por do të jetë një nga burimet për strukturën antikorrupsion.'- tha Manja.

Ndryshime në ligjin “Për Noterinë” të miratuar në mbledhjen e qeverisë
 

 

Ora 13:29
Protokoll i Përbashkët 3-vjeçar mes Shqipërisë dhe Turqisë për Spitalin Memorial

Qeveria shqiptare ka miratuar sot Protokollin e Bashkëpunimit mes Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë për bashkëpunimin e mëtejshëm 3 vjeçar, gjatë fazës kalimtare për administrimin e Spitalit Memorial në Fier, duke krijuar kështu modelin e parë të autonomisë spitalore në vendin tonë.

“Ky akt, i cili ne kemi miratuar sot i hap rrugën një bashkëveprimi 3-vjeçar me stafet e përbashkëta, të cilat tashmë kanë filluar të funksionojnë në këtë model të ri të menaxhimit të Spitalit Memorial në Fier. Është një spital, i cili, ashtu sikurse dhe parashikohet në një periudhë 3-vjeçare, do të administrohet nga ta dy palët dhe sigurisht do të përfitojnë direkt qytetarët shqiptarë nëpërmjet shërbimeve shumë cilësore por do të përfitojë dhe sistemi shëdetësor; pasi do të krijohet dhe po krijohet një model i autonomisë spitalore, i cili do të replikohet edhe në spitale të tjera” tha Manastirliu. 

Spitali Memorial Rajonal Fier u ofron shërbim shëndetësor rreth 330 mijë banorëve të zonës së jugut. Gjatë 5 muajve të funksionimit të Spitalit Memorial Fier, janë ofruar 16 lloje shërbimesh shëndetësore dhe kryer rreth 22 mijë ndërhyrje mjekësore, vizita, ekzaminime për qytetarët shqiptarë falas në këtë spital publik, i cili po menaxhohet në bashkëpunim me një ekip i cili ka ardhur nga Turqia. Janë më shumë se 75 mjekë, infermierë turq, të cilët përgjatë 5 muajve të parë të funksionimit të Spitalit Memorial në Fier janë atashuar pranë këtij spitali. Aktualisht janë 257 staf i përbashkët shqiptaro-turk që ofron shërbim në Spitalin Memorial Fier.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar edhe Agjenda Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, për të cilin Manastirliu tha se synohet një haromonizim i të gjitha politikave dhe institucioneve në mbrojtje të interesit më të lartë të fëmijëve.

“Miratimi i një dokumenti shumë të rëndësishëm politik, një dokument i cili ka të bëjë me Agjendën Kombëtarë për të Drejtat e Fëmijëve për vitet 2021-2026, që synon të harmonizojë dhe koordinojë të gjitha politikat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në të gjithë sektorët dhe gjtihashtu synon që të koordinojë veprime të përbashkëta me të gjithë strukturat shtetësore, por edhe ato të organizatave të shoqërisë civile që synojnë mbrojtjen e interesave më të larta të fëmijëve tanë”, tha Manastirliu duke shtuar se do të ndërtohen plane të përbashkëta për ofertën e re për fëmijët, me synimin që kjo agjendë të jetë sa më e prekshme dhe sa më efektive në raport me mirëqënien e fëmijëve.

Ora 13:16
Mbrojtja e faunës, tashmë përgjegjësi edhe e pushtetit lokal! Reduktojmë emetimin e CO2, për t’u radhitur krah BE

Mbrojtja e faunës nga sot do të jetë përgjegjësi edhe e pushtetit lokal, e cila ka për detyrë të identifikojë këto habitate dhe t’i mbrojë ato. Në vazhdën e diskutimeve dhe përfundimeve të zhvilluara në samitin e klimës, ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro deklaroi pas mbledhjes së sotme të qeverisë, se do kanë si synim të reduktojnë emetimin e CO2, për t’u radhitur kështu, krahë vendeve të BE

‘Ka habitate të faunës së egër edhe jashtë zonës së mbrojtura. Ne sot përcaktojmë kritere të qarta për mënyrën si përkufizohen ekosistemet përfshijnë në këtë vendim edhe bashkitë që nuk mund të jenë pasive që kjo çështje i kalon vetëm ministrisë së mjedisit. Sot ne me VKM përcaktuam kriteret e përcaktimit të faunës së egër dhe bashkitë kanë detyrën parësore të identifikimit të tyre. Sapo jemi kthyer nga samiti botëror për klimën, ku patëm një zë të rëndësishëm në emër të një kategorie vendesh që nuk janë fare ndotës në nivel global, por janë viktima të ndryshimeve klimaterike. Ne morëm angazhimin që të reduktojmë emetimin e CO2 duke u radhitur kështu krahas vendeve të tjera, edhe nga BE”, tha Kumbaro.”, tha ministrja e Turizmit Kumbaro.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?