Ekonomi

Ministria e Ekonomisë dhe Financave: Rritja ekonomike mbi parashikimin fillestar, mbështetet nga konsumi privat dhe investimet

12 Tetor 2021, 16:57| Përditesimi: 12 Tetor 2021, 17:03

  • Share

1634050772_autoekonomiashqiptare600x32911624778599.jpg

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, parashikon që rritja ekonomike për vitin 2021 parashikohet që të jetë rreth 7.6 %.

Në konferencën e përbashkët me Shefen e Misionit të FMN-së, Yan Sun dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në përfundim të misionit të radhës mbikëqyrës, në kuadrin e Artikullit Katër të marrëveshjes, ministrja Delina Ibrahimaj tha se ekonomia shqiptare pas dy goditjeve të njëpasnjëshme, tërmetit dhe pandemisë, jo vetëm që i është rikthyer normalitetit, por të gjithë treguesit sinjalizojnë për perspektivë pozitive në vijim.

Ministrja u shpreh se për këtë vit pritet që rritja vjetore të rezultojë në nivele mjaft pozitive, madje konsiderueshëm mbi nivelin e parashikimit fillestar prej rreth 5.5 %. Ibrahimaj theksoi në fjalën e saj se vendi vitin e kaluar kaloi një prej recesioneve më të ashpra në dekada, me -4%.

“Momentalisht ne parashikojmë një rritje prej rreth 7.6 % për këtë vit. Ndërsa për periudhën afatmesme parashikojmë që ajo të stabilizohet rreth nivelit 4 %. Ne parashikojmë se një rritje e tillë në periudhën afatmesme do të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si nga konsumi privat, ashtu edhe nga investimet. Tkurrja e PBB-së për shkak të pandemisë arriti kulmin në tremujorin e dytë të 2020-ës në rreth -11 % dhe tremujori i fundit u rikthye përsëri në terren pozitiv. Ndërsa i gjithë viti 2020 regjistroi një recesion prej minus -4 %”, deklaroi Ibrahimaj.


Lajmi kryesor:

FMN kundër uljes së TVSH për ushqimet: S'përkthehet në ulje të çmimeve! Kriza energjetike, subvencionet të fokusohen vetëm tek familjet në nevojë


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?