Ministria e Financave do të jetë përgjegjëse për menaxhimin e situatës financiare që do të ketë pushteti vendor. Në udhëzimin e miratuar nga ministri i Financave Ervin Mete që tashmë ka hyrë në fuqi thuhet se bashkitë do të klasifikohen në 4 kategori sipas gjendjes së tyre financiare.
Gjendja financiare e bashkive do të klasifikohet në 4 grupe, me probleme financiare kur borxhet janë sa 15% e shpenzimeve, në vështirësi financiare kur borxhet janë sa 25% e shpenzimeve, vështirësia serioze financiare kur borxhet janë sa 80% e shpenzimeve dhe paaftësia paguese kur detyrimet e papaguara janë sa 130 për qind e shpenzimeve vjetore faktike.
Duke qenë se pjesën më të madhe të borxheve bashkitë e kanë për shkak të investimeve të papaguara, në Udhëzim thuhet se do të kontrollohet regjistri i prokurimeve të planifikuara në fillim të çdo viti buxhetor në mënyrë që shuma totale e prokurimeve të jetë e barabartë ose më e vogël se fondet e miratuara për vitin buxhetor ose për më shumë se një vit.
Të gjitha bashkitë me probleme financiare duhet që buxhetin e tyre vjetor të planifikojnë masa për të dalë nga situata. Ndërsa radha për të shlyer borxhet do të nisë nga më i vjetri tek më i riu.
Bashkitë që janë në vështirësi financiare do të ndalohen të krijojnë borxhet të tjera, si dhe duhet të hartojë planin për të dalë nga gjendja e vështirë, të mbështetur mbi 3 shtylla: rritjen e të ardhurave vendore dhe përdorimin e fondit rezervë, rishikimin e shpenzimeve buxhetore si dhe përdorimin e të ardhurave nga shitja apo përdorimi i aseteve.
Ato që kanë vështirësi serioze financiare do të marrin menjëherë mbështetje nga Këshilli i Ministrave sapo të njoftohet, do të hartohet plani për daljen nga situata, do të ngarkohet ministra e financave për të negociuar ristrukturimin e borxheve si dhe do të caktohet mbikëqyrësi financiar i saj. Madje Ministria mund të autorizojë mbikëqyrësin financiar për të kufizuar kompetencat vendimmarrëse të njësive të vetëqeverisjes vendore në vështirësi serioze financiare. Plani për të përmirësuar gjendjen financiare të bashkive të kësaj kategorie mbështetet në 4 shtylla, rritja e të ardhurave nga burimet e veta, përdorimi i fondit rezervë, rishikimi i shpenzimeve buxhetore si dhe shitja ose përdorimi i aseteve publike për rritjen e të ardhurave.
Kurse kategoria e bashkive me paaftësi paguese do të menaxhohen nga administratori. Bashkia konsiderohet në situatën e paaftësisë paguese nëse raporti i borxheve afatgjata dhe detyrimeve të papaguara është mbi 130 për qind e shpenzimeve vjetore.
“Njësia e vetëqeverisjes vendore që ndodhet në këtë situate do të funksionojë nën administrimin e kontrolluar dhe duhet të zbatojë planin e veprimit për daljen nga gjendja e paaftësisë paguese të përcaktuar me vendimin e Këshillit të Ministrave”, thuhet në udhëzim.
Kryetari i Bashkisë bashkëpunon me administratorin dhe ministrinë e financave për të bërë planin për të përmirësuar gjendjen financiare të bashkisë të mbështetur në katër alternativa bazë, rritja e të ardhurave nga burimet e veta, përdorimi i fondit rezervë, rishikimi i shpenzimeve buxhetore dhe e aseteve publike për rritjen e të ardhurave.
Mundësia tjetër është edhe rishikimi ose frenimi i shpenzimeve vendore, e cila do të krijojë kursime për shlyerjen e borxhit në një periudhë afatmesme dhe afatgjatë. Afati i rikuperimit dhe i arritjes së gjendjes normale financiare është 2 vjet.
Në raportin për vitin 2022, 8 (Poliçan, Dibër, Tropojë, Pogradec, Devoll, Libohovë, Delvinë dhe Peqin) bashki klasifikoheshin me probleme financiare, 4 (Dima, Cërrik, Vorë dhe Kavajë) me vështirësi dhe pjesa tjetër pa probleme.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
Shifi hiq ato drejtoret qe ke ne agjensite e kredive se te jane bo pashallare, se u ka dal nomi ne e ka kalu Stambollin! Se jane bo si pronar!
PërgjigjuShiko meru me ata 5 drejtore qe te kane mbetur ne drejtorite e vogela se i ke nje hajdut e mallist, nje hajdut dhe gjujtes femrash, dhe ordinera! Veri ne vine punet ne drejtorit e tua se bashkite e rretheve me aq banore sa kane mbetur do mbyllen vete!
PërgjigjuKaq shpejt e falimentuan gicat e saliut Merditen apo është lapsus nga ana juaj Karrlito?
Përgjigju