Ministria e Financave reagon për ‘Prestige Resort’: Gjithë procedurat në përputhje me ligjin

22 Mars 2023, 15:46| Përditesimi: 22 Mars 2023, 15:48

  • Share

1679496467_jff.jpg

Godinat e mbetura të Prestige Resort do t’i kalojnë Shërbimit Social Shtetëror, e teksa pronarët akuzojnë për paligjshmëri, Ministria e Financave dhe Ekonomisë thotë se e gjitha është bërë në zbatim të ligjit. Me anë të një reagimi, Ministria e Financave bën me dije së të gjitha procedurat në përputhje të plotë me ligjin dhe kushtetutën. Sipas tyre, ndryshe nga sa pretendojnë palë të caktuara nuk ekziston asnjë vendim gjyqësor, i asnjë lloj forme, që të ketë pezulluar vendimmarrjen shtetërore.

“Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë se me kërkesë të Shërbimit Social Shteteror, me qëllim sigurimin  e hapësirave shtesë dhe të reja për institucionet rezidenciale për ofrimin e sherbimeve sociale për personat me aftësi të kufizuar apo kategorive të tjera vulnerabel, me qëllim përmbushjen e standardeve sa më të mira për marrësit e shërbimeve të ofruara nga institucionet e përkujdesit shoqëror, i ka propozuar Këshillit të Ministrave kalimin e objekteve në pronësi publike, konfiskuar në baze të ligjit dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.

Të gjitha procedurat e kryera nga institucionet publike në harkun kohor 2022-2023 janë në përputhje të plotë me ligjin dhe kushtetutën. Ndryshe nga sa pretendojnë palë të caktuara nuk ekziston asnjë vendim gjyqësor, i asnjë lloj forme, që të ketë pezulluar vendimmarrjen shtetërore.

Ditën e sotme, nuk ka ndodhur asgjë ndryshe nga ditët dhe javët e kaluara, kur përfaqësues të institucioneve shtetërore kanë kryer procedurat e nevojshme për zbatimin e vendimmarrjes.

Politizimi dhe mediatizimi i kësaj çështje e cila në thelb është një procedurë administrative nuk i shërben as zbatimit të ligjit, as mbështetjes që shteti shqiptar i jep shtresave në nevojë”, thuhet në reagimin për mediat.


Lajmi kryesor:

Pas shembjes së hotelit, godinat e mbetura të Prestige Resort do t’i kalojnë Shërbimit Social! Kompania: E paligjshme! 'Financat': Gjithë procedurat në përputhje me ligjin


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?