Tuneli i Llogarasë

Ekonomi

Ministria e Infrastrukturës: 500 lekë vajtje-ardhje kalimi në tunelin e Llogarasë për autoveturat! Nesër hapet edhe rruga Qukës-Qafë Plloçë

4 Shtator, 13:35| Përditesimi: 4 Shtator, 19:49

  • Share

Sikurse është lajmëruar më parë nga qeveria, tuneli i Llogarasë që lidh Vlorën me fshatrat bregdetare të jugut, do të nisë aplikimin me pagesë.

Aludimet kanë qenë të shumta për tarifën e kalimit të automjeteve në këtë tunel, teksa zyrtarisht nuk ka patur asgjë zyrtare.

Por sot, ministrja e Infrastrukturës dhe zv/Kryeministrja, Belinda Balluku, bëri të ditur se sipas të gjitha kostove operacionale për një rrugë kalimi të një autoveture, çmimi do të jetë 250 lekë. Pra në total, kalimi vajtje-ardhje në tunelin e Llogarasë do të jetë 500 lekë.

“Duke marrë parasysh muhabetet e beharit dhe çmimet që kemi dëgjuar, do desha që ta them sot zyrtarisht, që përmes një analize të gjerë dhe shumë të thellë të kostove operacionale të amortizimit të infrastrukturës së tunelit, çmimi i një kalimi në tunel për autovetura është 250 lekë me tvsh. As 10 euro, as 5 euro, as 50 euro, se kemi dëgjuar shifra nga më të ndryshmet. Kategoritë më të mëdha, siç janë autobusët, trajlerat, do të kenë çmime të posaçme sipas një studimi fizibiliteti”, deklaroi Balluku në konferencën “Shqipëria turistike 2030”.

Siç sqaroi zv/Kryeministrja, për mjetet e tonazhit të rëndë do të ketë një tjetër tarifë që do të përcaktohet në vijim. Kalimi në këtë tunel për kamionët është i ndaluar, ndërsa qarkullimi lejohet vetëm për autobusët dhe autoveturat.

Aktualisht, qarkullimi në tunelin e Llogarasë është pa pagesë dhe aplikimi i tarifës fillon nga data 15 shtator.

Tuneli i Lloagarasë u hap për herë të parë verën e kaluar, më 5 korrik 2024 dhe ka një gjatësi prej 6 kilometrash.

 

Ora 14:02
Rruga Qukës-Qafë Plloçë është gati, do të hapet nesër në orën 11:00

1756987431_rrugaquksqafpllo.jpg

Rruga Qukës-Qafë Plloçë do të hapet për qarkullim ditën e nesërme.

Projekti për ndërtimin e kësaj rruge ka nisur që në vitin 2008 dhe është ndryshuar disa herë.

Por tashmë është gati! Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë do të hapet ditën e nesërme (5 shtator) në orën 11:00.

Projekti Qukës-Qafë Plloçë është një projekt me shumë problematika, me shumë kompleksitete por që falë një pune të mirë që është bërë nga të gjitha strukturat, nesër paradite në orën 11:00 Qukës-Qafë Plloça bëhet totalisht e aksesueshme për automjetet, totalisht e përfunduar dhe me sinjalistikën e vendosur tashmë”, deklaroi zv/Kryeministrja Belinda Balluku në konferencën “Shqipëria Turistike 2030”.

Rruga Qukës-Qafë Plloçë shmang Prrenjasin, Qafë-Thanën dhe Pogradecin.Kjo rrugë është 43 kilometra dhe ka kushtuar 260 milionë euro.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Njoni: 04/09/2025 16:29

    6 milionë euro kilometri ????

    Përgjigju
  • Ndertusi: 04/09/2025 16:00

    Kjo rruge shkurton vetem me 8 km distancen nga rruga ekzistuese dhe kalon ne zona pa banore. Me 260 milion euro qe u harxhuan per kete rruge me vetem dy kalime, rruga ekzistuese qukes-prrenjas-pogradec-korce ishte bere autostrade me tunel ne qafe thane.

    Përgjigju
    • Drejtoria: 04/09/2025 19:54

      Ke te drejt dhe sa per dijeni ka nis ne 2011 dhe po mbaron tani, seshte fare eficente pasi ne nje segment kalon ne lartesi mbi 1300 metra dhe gjat dimrit eshte tejet problem pasi eshte hije ter kohes, uroj e shpresoj mos te marri shum jet ne aksidente

    • Daku: 04/09/2025 18:58

      Pir… pirdh o ndertues, po kjo eshte loja siç thoshte Kapterr Ramiu i peshkatarit oligark me prona shtetlrore Luca. Rilindja e sotmje e Bllokut ka për qellim ti varferojë dhe mundojë popullin, ndersa byroja e djeshmje ti vriste

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?