Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur reagimit të Ministrisë së Jashtme Bullgare, e cila ngrinte shqetësimin për gjuhën e kreut të qeverisë ndaj Bullgarisë. Rama e ka të qartë gjuhën e tij: ‘Hiqni veton, ose na duroni ne!’ përsërit kreu i qeverisë.
"Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit! Mjaft e drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s! Miq është fare e lehtë: Hiqni VETO-n ose më duroni mua. Dhe meqë ra fjala, më lejoni t'ju kujtoj të dashur miq bullgarë se u desh një telefonatë e shkurtër e Boyko Borissov për të zgjidhur miqësisht dhe sinqerisht çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri! Miqtë e vërtetë nuk dëmtojnë njëri-tjetrin, por flasin me të vërtetë me njëri-tjetrin dhe i japin dorën", shkruan Kryeministri.
Lajmi kryesor:
'Turp, po mbani peng' Bullgaria-Ramës: Përshtate gjuhën! Kryeministri: Vetëm me një telefonatë zgjidhëm çështjen e minoritetit bullgar
M.Q./ReportTv.al