Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë që do udhëtojnë drejt shtetit turk.
Nga data 1 qershor Turqia ka hequr të gjitha kufizimet e lëvizjes të vendosura si pasojë e situatës së COVID-19.
Ndërkohë bëhet e ditur se kufizimet e lëvizjes janë hequr për çfarëdolloj arsyeje udhëtimi drejt Turqisë kështu të gjithë ju që keni planifikuar udhëtimet turistike ju mbetet vetëm të bëni valixhet gati.
Gjithashtu ministria ka ndarë dhe njëherë të gjithë informacionin e nevojshëm për të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë jashtë vendit për masat dhe dokumentacionin e nevojshëm që nevojitet sipas protokollove të vendosura nga BE.