Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar lidhur me masakrën në Cetinjë të Malit të Zi, ku mbetën të vrarë 12 persona dhe u vetëvra autori i ngjarjes, si dhe sulmin terrorist në New Orleans të SHBA-ve, ku mbetën të vdekur 15 persona.
“Zemërthyer për tragjeditë me humbje jetësh në Mal të Zi afër Cetinjes dhe në SHBA, në Neë Orleans. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për miqtë malazezë dhe amerikanë dhe për familjet e të gjitha viktimave.
Shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve dhe shprehim solidaritetin tonë me komunitetet e prekura nga këto akte të pakuptimta dhune, duke shpresuar për qëndrueshmëri dhe unitet përballë një dhimbjeje të tillë”,-thuhet në reagimin e ministrisë.
Heartbreaking tragedies, with devastating loss of lives in Montenegro near Cetinje, and in the U.S., in New Orleans. Our deepest condolences go out to Montenegrin and American friends and to the families of all the victims. We wish a speedy recovery to all those injured and…
— Albanian MEFA ?? (@AlbanianDiplo) January 2, 2025