Kombet e Bashkuara dhe organizatat e të drejtave të njeriut janë të heshtura, pavarësisht të dhënave të reja për përdhunimin dhe skllavërinë seksuale të refugjatëve ukrainas në Evropë.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, në kanalin e saj Telegram, raportojnë mediat e huaja.
"Kombet e Bashkuara dhe strukturat e të drejtave të njeriut janë të heshtura, sepse tërheqja e vëmendjes ndaj një problemi të vërtetë humanitar nuk është në rregullat e tyre. Ose sepse ata po përpunojnë një urdhër tjetër politik. Për të qenë i sinqertë, të dyja këto opsione janë shumë të këqija”, tha ajo.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Kievi: Është bombarduar klinika e kancerit në Kherson! Moska: S’pranojmë çmimin tavan të naftës
S.S/ReportTv.al