Ministria e Jashtme shqiptare: Po ndjekim zhvillimet në Rusi! Në dispozicion të shqiptarëve atje numra telefoni e email

24 Qershor 2023, 19:37| Përditesimi: 24 Qershor 2023, 19:45

  • Share

Ndërsa mercenarët e Wanger përparojnë drejt Moskës Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë thotë se po ndjek në vijimesi zhvillimet në Federatën Ruse dhe është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët tanë, mbi reagimet e mundshme.

Ndërkohë ka vënë në dispozicion të të gjithë shtetasve shqiptarë që aktualisht gjenden në Federatën Ruse numrin e ambasadës shqiptare në Moskë

+7 495 982-38 52 05 (3);

+ 7 929 968 05 38;

embassy.moscoë@mfa.gov.al

Gjithashtu, të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme në adresën:

 [email protected]

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?