Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka nisur një proces gjithëpërfshirës dëgjese me aktorët kryesorë të industrisë së filmit dhe audiovizualit, në një përpjekje konkrete për të adresuar sfidat që po përballon ky sektor dhe për të shfrytëzuar potencialin e tij ekonomik dhe kulturor.
Në këtë takim, morën pjesë emra të njohur të skenës kinematografike shqiptare, producentë, regjisorë, skenaristë, autorë dhe përfaqësues të tjerë të industrisë kreative.
Diskutimet u përqendruan në disa çështje kyçe, si:
Nevoja për përmirësime ligjore që reflektojnë realitetin aktual të tregut dhe zhvillimet bashkëkohore;
Rritja e financimeve publike për prodhime filmike dhe krijimtari të reja;
Lehtësira fiskale për të nxitur tregun vendas dhe për të tërhequr investime të huaja;
Mbështetja e cilësisë artistike dhe krijimi i një ekosistemi të qëndrueshëm për industrinë kreative në Shqipëri.
“Kjo dëgjesë është vetëm fillimi. Ftojmë çdo profesionist, çdo zë me ide e kontribut të vlefshëm, të japë sugjerimet e tij edhe në mënyrë elektronike, deri më 5 qershor, në adresën: [email protected]” -shkruan ministri Gonxhja në njoftimin zyrtar.
MEKI e konsideron industrinë kinematografike dhe audiovizuale tw rwndwsishme nw kuadwr tw zhvillimit kulturor dhe ekonomik, ndaj reforma që po ndërmerret synon të sjellë rregulla të qarta, mbështetje konkrete dhe kushte më konkurruese për krijuesit shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.
Komente
