Kolegjin Mbretëror i Forcave Detare në Dartmouth

Sociale

Ministria e Mbrojtjes çel garën për kursin e Oficerit të Forcës Detare

28 Janar, 13:42| Përditesimi: 28 Janar, 13:48

  • Share

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar sot se janë hapur aplikimet për një kandidat për të ndjekur “Kursin fillestar të Oficerit të Forcës Detare”. Kursi do të zhvillohet në periudhën 8 shtator 2025-14 gusht 2026, në Kolegjin Mbretëror të Forcave Detare në Dartmouth, në Britaninë e Madhe.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të MM bëhet me dije se ky aplikim është i hapur për rekrutë, ushtarë dhe nënoficerë që kanë përfunduar studimet “bachelor”, brenda ose jashtë vendit.

“Qëllimi i këtij kursi është përgatitja e oficerit të ri për t’u bërë specialistë të mirë stërvitjeje. Përfundimi i kursit fillestar sipas standardeve të parashikuara do të mundësojë rritjen e kapaciteteve vlerësuese të mjedisit detar sikurse dhe nxitjen, frymëzimin dhe mësimin e gjeneratës së re me mënyrat për të vepruar dhe kundërvepruar si një oficer detarie i vijës së parë.

Afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit pranë Qendrës së Personel Rekrutimit është deri në 17 shkurt 2025, ndërsa mosha e pjesëmarrësve duhet të jetë minimumi 18 vjeç dhe jo më shumë se 25 vjeç në momentin e titullimit", thuhet në njoftimin e publikuar.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?