Mirsad Biboviç dhe Armend Mehaj

Kosova & Rajoni

Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi i dhuron Kosovës vaksina anti-COVID

21 Qershor 2021, 21:26| Përditesimi: 21 Qershor 2021, 21:29

  • Share

Kosova ka marrë ditën e sotme një donacion me vaksina anti-COVID nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi në kuadër të përballimit të pandemisë.

Njoftimin e ka dhënë Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, i cilli bën me dije sa ka firmosur aktin e pranimit së bashku me ministrin e Mbrojtjes së Malit të Zi, Mirsad Biboviç.

Mehaj shkruan se ky donacion është fryt i bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Sot pata kënaqësinë të pranoj donacionin e vaksinave anti-COVID nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi, donacion ky shumë të vlefshëm jo për nga vlera financiare sa i vlefshëm nga vullneti i veçantë i dëshmuar për përkrahje të plotë në kohë krize nga miqtë dhe partnerët tanë malazez.

Isha i nderuar që aktin e pranimit ta nënshkruajmë së bashku me ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Mirsad Biboviç. Ky donacion dhe aktivitetet tjera bilaterale janë fryt i bashkëpunimit të ngushtë që kemi realizuar gjatë kësaj periudhe me homologen time malazeze, ministren Injac. Bashkëpunimi bilateral do të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen që si dy vendeve fqinje me kapacitetet tona të kontribuojmë sa më shumë në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë”, shkruan Mehja.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?