Në media po qarkullon një lajm se janë bllokuar llogarive bankare të përfaqësive diplomatike shqiptare, jashtë vendit përfshirë Italinë sa i takon çështjes së gjyqit të Shqipërisë me italianin Francesco Becchetti. Në një reagim zyrtar, Ministrja e Jashtme thotë se është një lajm i pavërtetë dhe tërësisht abuziv.
Ministria e Jashtme informon opinionin publik dhe median se në bazë të Konventës së Vjenës llogaritë bankare të MEPJ e të çdo përfaqësie diplomatike të Republikës së Shqipërisë gëzojnë imunitet diplomatik e kësisoj janë të pacenueshme në çdo rrethanë.
Sipas lajmeve të publikuar në media, punonjësit e Shërbimit diplomatik shqiptar në Itali nuk kanë marrë pagat e muajit të shkuar, por ministria thotë se çdo punonjës i Ministrisë dhe i shërbimit me jashtë si në Itali e në çdo shtet tjetër ka marrë pagesën rregullisht, sikundër edhe atë të muajit korrik, konform ligjeve dhe kodit të punës.