Koronavirusi/ Sugjerimi i MSH: Të vetëkarantinohen personat që vijnë nga zonat e prekura! PD: Të shpallet emergjenca, Meta të mbledhë 'Sigurinë'

8 Mars 2020, 11:54| Përditesimi: 8 Mars 2020, 14:39

  • Share

TIRANE-Ministria e Shëndetësisë njofton se në Shqipëri nuk ka asnjë rast të prekur me koronavirus. "Strukturat shëndetësore po vijojnë testimet për COVID-19, sipas përkufizimit të rastit, për çdo rast të dyshuar, në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP, ku në total numri i rasteve të tesuara ka shkuar në 59. Të gjitha rastet kanë rezultuar negative për COVID-19.  Rastet kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthim epidemik dhe komunitar të koronavirusit te ri. Rastet e testuara deri tani i përkasin kryesisht: Tiranës, Shkodrës, Durrës, Fierit, Lezhës dhe Vlorës".

Sipas të dhënave të Njësive Shëndetësore kufitare, vijon më tej ministria e Shëndetësisë, "në 24 orët e fundit në te gjitha pikat kufitare në total kanë hyrë  23,035 udhëtarë, të cilët janë vlerësuar, mbështetur në survejancën e përforcuar për monitorimin e temperaturës. Në 24 orët e fundit në nr. 127 ka patur 1391 thirrje, nga të cilat 29 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksione virale respiratore dhe histori udhëtimi me Italinë".

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon për udhëtarët që kanë udhëtuar nga rajonet e prekura dhe që kanë pasur kontakte me persona të sëmurë apo të dyshuar për COVID19 të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore. Gjithashtu rekomandon qytetarët që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenja të infeksionit viral respirator të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si duhet të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetësore.

Po sipas ministrisë, ISHP-ja ka kapacitetet laboratorike për të kryer diagnozën e plotë të COVID-19 dhe "kemi kapacitetet e nevojshme për këtë fazë ku jemi por edhe për faza të tjera. Komiteti Teknik për COVID-19 ka përcaktuar se si do veprohet për rastin 1 e më tej në drejtim të menaxhimit klinik si dhe ndjekjes së personave të kontaktit dhe karantinimin e tyre. Spitali Infektiv do të jetë spitali që do të menaxhojë rastet e para, me një staf të përcaktuar dhe të trajnuar dhe në varësi të numrit të rasteve janë përcaktuar spitalet COVID 1 dhe COVID 2 si dhe spitalet dhe stafi mjekësor ku do të zhvendosen pacientët ekzistues" thuhet në njoftim. Qeveria italiane bllokoi lëvizjen në 14 provinca me 16 milionë qytetarë. Megjithatë nga zonat me rrezik të kuq në Itali nuk janë ndërprerë fluturimet drejt Shqipërisë, lëvizja e njerëzve vijon normalisht.

Ora 13:32
Shehaj i PD-së: Qeveria në gjumë për koronavirusin, merrni masa të shmangim tragjedinë

Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj shprehet se qeveria shqiptare ka rënë në gjumë përsa i përket rrezikut nga koronavirusi, që i vjen nga Italia. Ai thotë, se nëse sot marrim masat e duhura mund te shmangim nje tragjedi. "Italia është në një gjendje emergjence të paprovuar, ka shpallur shtetrrethiminn e rajoneve të tëra për të kontrolluar në menyre të dëshpëruar epideminë që nuk ndalet, të prekurit rriten me mbi 1000 raste në ditë dhe spitalet po shkojnë drejt kolapsit nga numri i lartë i pacientëve. Ndërsa në Shqipëri, qeveria duket se ka rënë në gjumë për rrezikun e koronavirusit që i vjen nga Italia dhe ka kthyer në prioritet refugjatët sirianë e jo qytetarët e vet. Në Itali, epidemia nisi para rreth 2 javësh, pasi hyri i infektuari i parë, dhe para se të shpërthente në mënyrë masive nuk dha asnjë shenjë. Duhet ti lutemi Zotit që kjo gjë të mos ndodhë në Shqipëri, por duhet t’i bëjmë presion qeverisë të mbajë gjithë vëmendjen tek parandalimi i futjes së virusit në Shqipëri. Shqetësimi im mund t’i duket dikujt i ekzagjeruar, por nëse sot marrim masat e duhura mund te shmangim nje tragjedi" shkruan Shehaj.

Ora 12:48
Ish-deputeti i PD-së: Shqipëria duhet të shpallë sot gjendjen e emergjencës për koronavirusin, Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë

1582630571_tritanshehu.jpg

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu kërkon nga qeveria që të shpallë gjendjen e emergjencës pas situatës së rëndë dhe masave ekstreme për koronavisurin në Itali, por edhe në Greqi. Shehu, jep pesë arsyet se përse Shqipëria duhet të marrë këtë vendim ekstrem, ndërsa kërkon që Presidenti Ilir Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

"Shqiperia duhet te shpalle sot gjendjen e emergjences per Koronavirusin. Kjo gjykoj se eshte e domosdoshme duke u bazuar se pari ne gjendjen epidemiologjike rajonale, si dhe:

1- Ne ecurine e kesaj epidemie ne Itali, ku tashme ka dale nga “Zona e kuqe” duke marre dimensione te medha ne te gjithe territorin, me nje mortalitet te larte reth 4,4%, vend me te cilin neve kemi shkembime te gjera dhe qe ka implementuar masa energjike.

2- Duke u bazuar ne rritjen shume te shpejte te rasteve te infektuara ne Greqi, masave te emergjences qe sot pritet te shpalle dhe ai vend, me te cilin ne gjithashtu kemi shkembime te medha.

3- Ne rastet e diagnostikuara se fundmi dhe ne vendet e tjera te Rajonit.

4-Ne te dhenat e pergjitheshme per karakteristikat e ketij virusi e rreziqet qe paraqet ai.

5- Ne dobesite e medha te sistemit tone shendetesor, gje qe manifestohet si ne nivel diagnostikimi, parandalimi, ashtu e mjekues.

Pavaresisht se zyrtarishit ne “nuk kemi” akoma asnje rast te deklaruar, ne keto kushte duhet shpallur gjendja e emergjences se pari per periudhen prej sot deri me 16 mars, praktike kjo e aplikuar edhe nga shtete te tjera te zhvilluara.

Ne terresi masat duhet te jene te nivelit te atyre te aplikuara ne Itali si shtet per jashte “Zones se saj te Kuqe”, per te cilen sot hyri ne fuqi nje rregjim tjeter shume me i forte.

Keshtu keto duhet te perfshijne me transparence vendime organizative, permiresime urgjente te sistemit shendetesor, dislokime adeguate fondesh, mobilizim te te gjitha resurseve njerezore e materiale, mbyllje te shkollave, aktiviteteve sportive dhe te ngjashme perfshi diten e sotme, etj.

Eshte e domosdoshme qe dhe Presidenti i Republikes te mbledhe Keshillin e Sigurise Kombetare me drejtim shendetesor.

Ne keto situata duhet vepruar sa me shpejt, sepse te vazhdosh te luash rolin e “trimit” te pa pergjegjshem, mund te rrezikosh rende qytetaret" shkruan ai. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 08/03/2020 18:32

    E KEQJA NA VJEN NGA ITALIA DHE GREQIA,,,TE MBYLLEN UDHETIMET ME AVION DHE ANIJE ME KETO DY SHTETE,,,,MOS TE LUAJME ME JETET TONA,,,ITALIA I ZEVENDESON 500.000 VETA,N.Q.S.VDESIN,,NE NUK I ZEVENDESOJME DOT KEMI MBETUR 2 MILION....NGA PERENDIMI NA VJEN E KEQJA....

    Përgjigju
  • Vlora pd: 08/03/2020 17:43

    Urgjentish ata qe kthehen nga italia te futen me deshire ne karantine.. kjo eshte per te mire tete gjitheve... mbroni familjen tuaj .. mbroni miqte... karantina nuk eshte vdekje ...dhe dickaaaa ... mase bie ne pd dhe ne cdo goje te keqe dhe i shfaros ata qe ngelen duke ndjell keq... pse ska ardhur akoma pse ska ardhur akoma.... o debila po me Covid 19 nuk vini dot ne pushtet o idjoter qe ngelet duke pritur syte nga hallet e njerzve per te ardhur me qeveri... pisat e ndyre

    Përgjigju
  • liku: 08/03/2020 16:38

    CFAR THONE KETA GAGACET E PD QE PO NDJELLIN KORONAVIRISIN, ISHALLA VJEN DHE TE PARET TE ZERE KETA PLERA DUKE FILLUAR NGA SALIU, ILIRI E ME RALLE...

    Përgjigju
    • Loran: 08/03/2020 17:29

      O Liku te zent ty e rracen tate ishalla virusi

  • Eri: 08/03/2020 15:19

    Jam i mendimit qe duhet te nderpriten udhetimet me Italine,sidomos zona veriore e saj.Gjithashtu edhe me Greqine te kufizohet maksimalisht levizja.Duhet te nderpriten shkollat dhe aktivitetet me pjesmarrje te madhe njerezish.Asnje shqiptar qe vjen nga jashte nuk e zbaton keshillen e vetekarantinimit vullnetar.Duhet kthyer e detyrueshme.Matja e temperatures ne aeroport nuk tregon asgje dhe nuk e shmang kontaminimin. Zoti na do dhe na mbron por kam pershtypjen se po abuzojme edhe me zemergjeresine e Tij sikurse jemi mesuar te abuzojme me cdo gje tjeter.

    Përgjigju
  • Ilir: 08/03/2020 14:36

    Duhet Karantinim me force! Qeveria nuk po tregon ndonje gje te mire qe nuk i mbyll fluturimet me Italine ne nuk kemi gje me Italinet i duam shume ata dhe lutemi per ta por nuk mund te tregohemi bujar me Coronavirusin. Duhen angazhuar te gjitha strukturat e shtetit jo vetem Ministria e Shendetsise........ oooo tani po me dukeni Qeveri Kukull!!! Dhe ky koment nuk ka asnje bindje politike, virusi nuk pyet se cfare partie je, kjo shkalle politike na ka marre tere jeten ne qafe dhe tani me kete virus do na marre me teper pasi do dali ne pah se cfare administrimi kemi se sa te varfer jemi. Nuk eshte koha per prepotence. Cfar jane 160 te testuar?! ASGJE! Ne Londer 22’000 te testuar per 1 dite jo 160 skeni turp!!! Dhe nese fshihni ndonje rast - ky Eshte Krim moret vesh jo mbarvajtje e publikut por Krim i fshehjes se vertetes!!!! Ketu 2 jane skenaret: Ose eshte perhapur ne mase dhe vetem kur njerezit te paraqiten me 2/3 mushkrite e mbushura plot qe nuk ka me shpetim, Ose qenka cudi nga Zoti qe nuk ka asnje rast. Ju zgjidhni!

    Përgjigju
  • Trimi: 08/03/2020 14:22

    Shpallja e emergjences eshte pashmangshme. Bllokimi i shkembimeve njerezore me italine dhe greqine. Nqs nuk behen keto na mori lumi. Ju ruajt zoti

    Përgjigju
  • Arbëri: 08/03/2020 14:22

    Likja dhe sala do e importojn virusin vetëm e vetëm që të përfitojnë politikisht, ëlliqësira të pa tru janë këta...!

    Përgjigju
  • goni: 08/03/2020 13:18

    nderprisni udhtimet mor te pa afte se na moret ne qaf

    Përgjigju
    • Vlora me pd: 08/03/2020 17:45

      Po ca do ham or tij shoq.. se ne nuk prodhojme as je gje... se fshatari e shiti lopen dhe erdhi ne qytet se keshtu tha baca Sali.. levzje e lire e u shkulen nga fshatrat ne qytet... ngihuuuuu Enverrrrrrr ngrihuuuuuu

  • Loni: 08/03/2020 13:10

    Ore kta jan ne terezi te vet karantinohen thon a ka shtet ktu apo jo

    Përgjigju
    • O Lon cari: 08/03/2020 14:36

      Shteti nuk do i fus në burg njerzit për karantinim, e gjitha kjo ka një Emër që është Përgjegjshmëri PERSONALE.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?