Zv.ministri i Bujqësisë, Jaupllari: Politika për të mbështetur fermerin, duhet të vendoset një marzh fitim që tregtaret të mos abuzojnë me çmimin

22 Maj 2023, 19:44| Përditesimi: 23 Maj 2023, 09:32

  • Share

Ndryshimi i çmimit për produktet bujqësore nga njëri qytet në tjetrin vjen si pasojë e tregtarëve të cilët abuzojnë. Kështu u shpreh Arian Jaupllari, zëvendës ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, i cili komentoi deklaratën e deputetit Erion Braçe sa i takon ndryshimit të çmimit të domateve në Divjakë dhe Tiranë.

I ftuar në 'Studio Live' me gazetarin Arbër Hitaj, Jaupllari tha se kjo lidhet me probleme të tregut dhe se nuk janë vetëm probleme të ministrisë së Bujqësisë. Më tej shtoi se duhet të përcaktohet një marzh tregtimi në mënyrë që mos të ketë abuzime të tilla.

“Unë kam parë një reagim të Braçes, që thotë kam parë domaten 30 lekë këtu, 90 lekë në Tiranë. Këto janë probleme të tregut, nuk janë vetëm probleme të ministrisë së Bujqësisë. Janë probleme të gjithë shoqërisë dhe të gjithë atyre njerëzve që abuzojnë, Këto janë probleme që i gjithë ky zinxhir të përcaktohet me një marzh tregtimi”- u shpreh Jaupllari.

Ndërsa sa i takon, vonesave të pagesave nga ana e grumbulluesve kundrejt fermerëve të cilët kanë dorëuzar prodhimin e tyre, Jaupllari tha se është një problem i cili lidhet me kontratën që këta fermerët dhe grumbulluesit lidhin me njëri tjetrin.

Nga ana tjetër, deputeti Erion Braçe ditë më parë nëpërmjet një postimi në facebook, u kërkonte tregtarëve që të mos abuzonin me çmimet e produkteve.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?