Pezullohet frekuentimi i Muzeut Historik Kombëtar, Galerisë Kombëtare të Arteve dhe Parqeve Arkeologjike për të gjithë vizitorët vendas edhe të huaj. Kjo ky është urdhëri që ka dhënë Ministria e Kulturës.
Ndërsa administratat e institucioneve, teatrove galerive edhe operës përveç prindërve kujdestar për fëmijët, vazhdojnë punën.
Para urdhërit për mbylljen e Muzeut Historik Kombëtar vizituan institucionin rreth 30 turistë austriak, pa zbatuar as rregullat e distancës, ata shprehen se nuk kanë frik nga virusi Corona.
Turisti 1
“Jo, nuk kam frikë. Unë kam ardhur në Tiranë që mbrëmjen e djeshme”.
Turisti 2
“Tirana është një vend shumë i bukur. Nuk kam frikë nga Covid 19”.
Operatori turistik Ervin Lani e shikon këtë situatë të rënduar, përsa i përket turizmit në vend, pasi parqet edhe muzetë janë vendet më të frekuentuara nga turistët.
“Është shumë e vështirë, sepse njerëzit kanë frikë, jo se janë në panik. Grupi që unë kam sjell nuk është i trembur, por kur shikojnë njerëz me maska ndikohen. Unë punoj me austriak dhe gjerman, paketa të anuluara ka nga ata që vinin nga Italia për në Shqipëri. Këta kanë qenë një grup nga 40 e janë 30 veta. Do të vazhdojmë turet ku është e mundur, edhe pse parqet dhe muzetë janë shumë të rëndësishme për turistët”, shprehet operatori turistik Ervin Lani.
Të gjitha institucionet e kulturës do të qëndrojnë mbyllur deri në datë 3 prill.