Ministria e Jashtme: Pajisja e dokumenteve me vulë apostile bëhet për 24 orë

7 Gusht, 09:44| Përditesimi: 7 Gusht, 11:44

  • Share

Pajisja me dokumente me vulë apostile tani do të bëhet tashmë brenda 24 orëve, njofton Ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani.

Sipas ministrit të Jashtëm, qytetarët duhet të dorëzojnë dokumentet në çdo zyrë poste brenda territorit të Shqipërisë dhe më pas ministria përpunon të gjithë dokumentacionin për legalizim/ apostilim brenda ditës, i cili merret në dorëzim nga korrierët e postës dhe më pas kryhet shpërndarja e tyre.

‘Tashmë legalizimi i dokumenteve/apostilim bëhet brenda 24 orëve.

Dorëzo dokumentet në çdo zyrë poste brenda territorit të RSH-së.

MEPJ përpunon të gjithë dokumentacionin për legalizim/ apostilim brenda ditës, i cili merret në dorëzim nga korrierët e postës dhe më pas kryhet shpërndarja e tyre.

Për më shumë kliko në: https://punetejashtme.gov.al/legalizimi-dhe-apostilimi-i-dokumenteve/

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?