Ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov i është ndaluar hyrja në Poloni, ku duhet të merrte pjesë në takimin e krerëve të diplomacisë së OSBE-së.
Polonia tha të premten se nuk do ta lejonte Lavrovin, nën sanksionet evropiane, në vend për takimin, raportojnë mediat e huaja.
"Delegacionet duhet të përshtaten me rregulloret aktuale të BE-së dhe të mos përfshijnë persona që janë të sanksionuar nga Bashkimi Evropian", tha kryesia polake e OSBE-së në një deklaratë.
Por, Ministria ruse u është kundërpërgjigjur duke thënë: "Me vendime të tilla shkatërruese, polakët... po e shtyjnë OSBE-në në humnerë”.
Rusia e ka quajtur këtë vendim të Polonisë si një provokim dhe të paprecedentë.
“Vendimi i Polonisë është provokues dhe i paprecedentë. Ne presim që Federata Ruse të zgjedhë anëtarët e delegacionit të saj në përputhje me rregulloret aktuale”, thuhet në njoftimin për shtyp të diplomacisë ruse.
Delegacioni rus do të udhëhiqet nga përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OSBE, Aleksandër Lukasheviç.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Sunak vizitë surprizë në Kiev, ndihmë 60 mln dollarë ndihmë! Washington Post: Moska marrëveshje me Teheranin për prodhimin e dronëve
S.S/ReportTv.al