Liburn Aliu, ministër në Kosovë

Ministrit shqiptar i vjedhin makinën zyrtare, hajduti 43-vjeçar kapet duke hyrë në Shqipëri në doganën e Qafë Morinës

17 Gusht 2022, 16:45| Përditesimi: 17 Gusht 2022, 18:14

  • Share

Liburn Aliut, Ministrit të Infrastrukturës në Kosovë i vodhën makinën zyrtare mbrëmjen e të martës, ndërkohë që ishte e parkuar në ambientet e Ministrisë. Makina u ndalua në doganën e Qafë Morinës, pasi policia kufitare konstatoi se diçka nuk shkonte me personin që ishte në timon, e që tentoi të kalonte në Shqipëri me makinën e ministrit.

Policia e Tropojës arrestoi personin që ka vjedhur makinën, Bastri Sadriu 43 vjeç, banues në Obiliq, Kosovë.

Mediat në Kosovë shkruajnë se sot në mëngjes është paraqitur vetë në polici shoferi i ministrit Liburn Aliu, shtetasi me inicialet P. Th., i cili ka deklaruar se mbrëmë rreth orës 22:30-22:45, ministri Liburn Aliu kishte parkuar makinën e tij zyrtare Audi A3, ngjyrë e zezë me targa zyrtare 3Z-***, në parkingun e kësaj Ministrie.

Ndërkohë, në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 04:30, mësohet se është telefonuar nga Policia e Kosovës përgjegjësi për makinat e kësaj Ministrie, sepse në Pikën Kufitare “Qafë e Morinës” ishte ndalur makina zyrtare e ministrit Liburn Aliu nga ana e zyrtarëve policorë, pas dyshimeve në shoferin e makinës.

Policia njoftoi se mjeti me të cilin lëvizte Liburn Aliu dhe personi që e kishte vjedhur, u ndaluan në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë e arrestuan 43-vjeçarin në flagrancë, për veprën penale "Trafikimi i mjeteve motorike".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së  Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

D.GJ/ReportTv.al
Komento

Komente

  • UKU MOMLIT: 17/08/2022 17:41

    Hahahahahaha çfare njoftimi. Na kujtove ish ministrin e brendeshem shqiptare spartakPoçin,kur udhetonte per ne Greqi me makine te vjedhur dhe shteti grek i sekuestroj makinen ne doganen e Kakavise. Çfare turpi eshte te ta vjedhin makinen? ÇFARE TURPI ESHTE KUR MINISTRI UDHETON ME MAKINE TE VJEDHUR DHE SHTETI QE DO E PRET JA SEKUESTRON?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?