Kronikë

'Kriminelët kanë luajtur me drejtësinë', Anglia bën shembull shqiptarin në kërkim për vrasje e prostitucion

23 Shtator 2019, 13:23| Përditesimi: 23 Shtator 2019, 14:50

  • Share

Ministrja britanike e Punëve të Brendshme, Priti Patel, ka bllokuar ekstradimin nga Anglia në Itali të Albert Visha, shqiptari i akuzuar nga drejtësia britanike për pjesëmarrje në organizatë kriminale si dhe shfrytëzim prostitucioni përfshi vrasje.

“Ky veprim i ministres së Punëve të Brendshme vjen në një kohë kur pakënaqësia e publikut është rritur pasi kriminelët e huaj tallen me drejtësinë britanike” shkruan Glen Owen, zëvendëseditor i çështjeve politike në Daily Mail.

Albert Visha mbërriti në Angli për t’iu fshehur drejtësisë italiane, e cila kishte lëshuar urdhër arrest ndaj tij si i akuzuar për vrasjen e bashkëkombësit  Selim Leka në 2014-tën, trafik femrash për prostitucion.

Një në 10 të burgosur të huaj në Angli është shqiptarë. Deri në fund të muajit Gusht janë 876 shqiptarë në burgjet angleze.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?