Ministrja e Arsimit interpelancë me psikologë, jep lajmin e mirë: Sjellim 3 risi, dyfishohet numri i punonjësve psiko-social në arsimin parauniversitar (VIDEO)

29 Tetor 2020, 09:42| Përditesimi: 29 Tetor 2020, 10:22

  • Share

Ministrja e Arsimit Evis Kushi gjatë fjalës së saj në interpelancën me grupin e interesit i përbërë nga psikologë dhe punonjës socialë, të interesuar për të qenë pjesë e shërbimit psiko-social në institucionet e arsimit parauniversitar, ka dhënë disa lajme të mira.

Ajo tha se sa i përket këtij shërbimi në shkolla do të ketë 3 risi, një prej tyre është dyfishimi i numri të punonjësve psiko-social.

"Ka ardhur si domosdoshmëri rritja e numrit të punonjësve psiko-socialë në shkolla. Të hartohen edhe protokolle të standartizuara në mënyrë që shërbimi që u ofrohet nxënësve të jetë i unifikuar. Zhvillimi i mëtejshëm i kapacitetece, në mënyrë që shërbimi psikosocial në shkolla të jetë sa më cilësor. Për shkak se situata e poandemisë e kanë bërë të domosdoshme punën e punësit psikoscial në shkolla.

 Ne kemi nxjerrë një urdhër që sjell 3 risi, se pari është se së shpejti do të dyfishohet numri i i ounonjësve psikosocial në arsimin parauniversitar. Unë jam shumë e lumtur që nesër nuk do kemi një psikolog për 3 ose 4 shkolla, por për një numër të vogël, për 2 shkolla ose për 1.

Përmorësohet dhe qartësohet mënyra e rekrutimit, pezullimi apo emërimi në detyrë për punonjësit social. Tranparencë dhe meritokraci, kemi vendosur disa procedura që fillojnë që nga konkurimi me dosje. Janë elementë që i shërbejnë përzgjedhjes së më të mirëve. Risia tjetër është përmirësimi i përshkrimit të punës. Koordinatorët e rrjetit do ta kenë më të qartë se çfarë të drejtash kanë", tha Kushi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?