Takimi i ministreve me rektorët

Ministrja e Arsimit mbledh rektorët: Plan konkret për përfshirjen e universiteteve në planin e pastrimit, riciklimit dhe edukimit për mjedisin

4 Dhjetor 2021, 14:00| Përditesimi: 4 Dhjetor 2021, 14:02

  • Share

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi së bashku me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe Ministren e shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi kanë pritur në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit rektorët e universiteteve, me të cilët është dakordësuar dhe hartuar një plan pune konkret në kuadër të përfshirjes së universiteteve në planin e riciklimit, ndërgjegjësimit dhe edukimit për mjedisin.

Në një status në rrjetin e saj social, Ministrja Kushi theksoi se përfshirja e studentëve dhe nxënësve në këtë fushatë është shumë të rëndësishme për ruajtjen e mjedisit, si një aset apo e mirë e përbashkët edhe për brezat e ardhshëm, duke zhvilluar gjithnjë e më shumë konceptin e zhvillimit të qëndrueshëm.

Gjatë këtij takimi u diskutuan mënyrat e përfshirjes së institucioneve të arsimit të lartë në planin kombëtar të pastrimit. Në këtë plan shumë të rëndësishëm kombëtar për pastrimin, riciklimin dhe edukimin për Mjedisin do të përfshihet edhe arsimi parauniversitar.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?