Ministrja e Arsimit: Universitetet të shfrytëzojnë ligjin për Arsimin e Lartë dhe jo të mjaftohen vetëm më tarifat e studentëve

18 Tetor 2022, 10:13| Përditesimi: 18 Tetor 2022, 11:01

  • Share

Ministrja e Arsimit Evis Kushi u bëri thirrje stafeve akademike që të shfrytëzojnë çdo mundësi që u jep ligji për arsimin e lartë dhe të rrisin të ardhurat e tyre duke mos u mjaftuar vetëm me tarifat e studentëve.

‘Në një kohë shumë të shkurtër ne kemi një numër shumë të lartë marrëveshjesh në nivele bachelor, master. Ka një rritje të jashtëzakonshme të nivelit të punës kërkimore shkencore. Unë doja të theksoja që të punojmë për misionin e tre të universiteteve. Është që rezultatet t’i vënë në dispozicion të komuniteteve, të bizneseve. Punët shumë herë mbeten në rafte dhe nuk japin atë rol që duhet të kenë. Puna kërkimore shkencore është edhe një mënyrë për të rritur të ardhurat e universiteteve, ligji u jep mundësi që përveç tarifave  të studentëve të kenë mundësi të grumbullojnë të ardhura. Nga të dhënat që kemi ne pjesa më e madhe i grumbullon të ardhurat nga tarifat. T’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që jep ligji për Arsimin e Lartë dhe këtu duket edhe aftësia që kanë universitete për të rritur të ardhurat.’- u shpreh Kushi.


Lajmi kryesor:

Rama me rektorët: Ka pedagogët që punojnë edhe në privat dhe deklarojnë rroga si të biznesit fason! Duhet kontroll pasurie edhe për ta


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?