Ministrja e Austrisë për Evropën, Karoline Edtstadler

Ministrja e Austrisë për Evropën thirrje BE-së: Jepni sinjal të qartë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për integrimin

26 Dhjetor 2021, 15:44| Përditesimi: 26 Dhjetor 2021, 15:49

  • Share

Ministrja e Austrisë për Evropën, Karoline Edtstadler i ka bërë apel Bashkimit Evropian dhe veçanërisht Francës, e cila merr presidencën e BE-së në 1 janar, që të kthejë sytë nga Ballkani Perëndimor.

Edtstadler thekson se BE duhet t’i japë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut një sinjal të qartë politik për integrimin në BE.

Ajo vuri në dukje se nën qeverisjen e kancelarit Karl Nehammer fokusi i Austrisë do të jetë në politikën e emigracionit dhe zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor.

Teksa iu referua një vendimi unanim të marrë nga vendet e Bashkimit Evropian në mesin e dhjetorit, Edtstadler shprehet se ky vendim nuk duhet nënvlerësuar nga pikëpamja simbolike. Ministrja e Austrisë thekson gjithashtu se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për një sinjal të qartë politik.

“Negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë në prag të nisjes së tyre. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për një sinjal politik, se ne ndodhemi në planifikimin e të ardhmes së Bashkimit Evropian’, thekson ministrja Edtstadler.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 27/12/2021 02:43

    Çfare declarate.Futja kot me nje fjale.U bene ordinere fare keto declaratat qe vendet antare te BE-es i bejne njera tjetres per çeljen e negociatave me Maqedonine e Veriut dh Shqiperise dhe thone,please hapini.Limonata fare,pa pike kuptimi,i thone njera tjetres,kot fare,por Bullgarise,qe gjoja i pengon,asgje.Cirk i vjeter i Europes.

    Përgjigju
  • Resmiu: 26/12/2021 20:07

    Mimi Kodheli...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?