Ekonomi

Ministrja e Bujqësisë: Do të krijojmë Akademi për barinjtë dhe do i subvenciojmë për mbajtjen e tufës! Ironia e Korreshit: Kryebaresha nga Blloku, do rimbursoni guna leshi?

5 Nëntor 2021, 16:22| Përditesimi: 5 Nëntor 2021, 21:33

  • Share

TIRANË- Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka bërë me dije se do të hapet një akademi për barinjtë, si edhe do t'i subvencionojnë vetëm për mbajtjen e tufës.

Në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ministrja tha se të qeni barit është një profesion i vështirë, e për pasojë duhet që shteti t'i mbështesë ata.

"Në 2022 ne do të aksesojmë dyfishin e fondeve të BE që kishim nga 94 do të shkojmë 146 milionë euro. Bashkë me 7.2 miliardë lekë që do të shkojnë për fermerët dhe blegtorët, që po ne e dimë që blegtoria ka një rënie, sepse është e vështirë, nuk duan njerëzit të shkojnë në mal të jenë barinj. Barinjtë duan të bëjnë një profesion që është më i lehtë, pse nuk bëhesh ti bari sepse është e vështirë. Është një profesion që është e vështirë dhe duam ta ruajmë dhe do të nxisim  të rinjtë, do shkojmë t'i gjejmë, do bëjmë një akademi për këtë, dhe do i subvenciojmë vetëm për mbajtjen e tufës. Jemi të vetëdijshëm për këtë problem, duam të mbështesim fermat e mëdha. Të bashkohen fermerët të mos mbajnë nga një lopë", tha Krifca.

Mirëpo, kjo deklaratë e ministres ka shkaktuar reagim nga ana e deputetit të PD-së, Saimir Korreshi, i cili e ka komentuar me ironi duke quajtur Krifcën "kryebaresha e bllokut".

"O zot o zot ku ka shkuar kjo botë! Ministre Bujqësie që ka lindur në Bllok vetëm kjo qeveri mund të ketë. Zonja ministreshë, po guna leshi do t'i rimbursoni për barinjte e rinj ", ka shkruar ai ndër të tjera.

Ora 19:55
"Do krijojmë akademi barinjsh!"/ Korreshi-Krifcës: Kryebaresha nga Blloku, do rimbursoni guna leshi për barinjtë e rinj?

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, ka reaguar ndaj Ministres së Bujqësisë Frida Krifca, e cila tha sot në Komisionin e Verpimtarisë Prodhuese se do të hapin akademinë e barinjve.

Korreshi shkruan se qeveria nuk mund të ketë një ministre Bujqësie që ka lindur në bllok. Teksa e quan atë Kryebareshë, e pyet ministren Krifca nëse do të rimbursojnë guna leshi për barinjtë e rinj.

Statusi i Korreshit
“Hapet Akademia e Barinjeve! Pak dite me pare Kryebaresha me falni Ministresha e Bujqesise erdhi dhe festoj 100 vjetorin e Shkolles se Pare Bujqesore ne Lushnje.

Paska qene me qitje te larget. Po kerkohen barinj dhe per te promuovuar kete nisme do hapim akademi.

O zot o zot ku ka shkuar kjo bote. Ministre Bujqesie qe ka lindur ne Bllok vetem kjo qeveri mund te kete.

Zonja ministeshe po guna leshi do ti rimbursoni per barinjte e rinj ??”, shkruan Korreshi në rrjete sociale.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alba: 08/11/2021 06:53

    Ministrja e bujqesise duhet te jete e lindur ne stalle si Jezu Krishti sipas ketij ?Shqiperia eshte vend i vogel,nuk ka siperfaqe te medha per prodhim te madh qe ul koston e produktit.Blegtoria eshte biznes I veshtire se bagetia jane qenie te gjalla,duhen ushqyer ,mbrojtur nga semundjet e shume rreziqe te tjera .ne s’kemi kompani prodhimi mishi te bejne apo qumeshti te bejne kontrata prodhimi .edhe ne shba varet nga shume faktore si moti ,semundjet ,cmimi I ushqimit etj shpeshhere fermeret dalin me kepuce te kuqe.inkurajojme shtimin e bagetive por c’efekt kane ato ne mjedisin ,ujin,pyjet.nese dicka eshte fitimprurese njerezit do merren vete me te pa pritur nga qeveria .shikoni rritjen e hashashit si lulezon megjithese qeveria nuk e subvencionon .

    Përgjigju
  • ali baba me 40 hajdutet: 06/11/2021 08:20

    O Zybe,shyqyr qe do ju bejme ju rilindasve barinj me shkolle qe te na tregoni se çfar bari te hame dhe meçfare ta shoqerojme kete lloj ushqimi qe do na servirni ju barinjte e shkolluar te partise.

    Përgjigju
  • Bobo: 05/11/2021 21:50

    Ça i boka mallit!!!!!! Pu pu pu çfare e ka gjetur kete vend!!!!! Haluçinacione nga mielli!!!!!

    Përgjigju
  • Zyba: 05/11/2021 21:41

    Rri i qete, “barinjte” e foltoreve tuaja nuk i bashkohen dhe nuk i humbni. Ata nuk do pranonin kurre nje ferme te Sorrosit, edhe pse do vazhdojne te hane bar ;)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?