Politikë

Ministrja e Bujqësisë takim me Erdogan: Me shembullin e programit 'Frymë për të Ardhmen, Frymë për Botën'

11 Nëntor 2021, 17:17| Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 17:27

  • Share

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka zhvilluar në Ankara një takim me Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan. 

Në takim ministrja Krifca i ka shprehur mirënjohjen presidentit Erdogan për programin “Frymë për të Ardhmen, Frymë për Botën”, shembull të cilin e kanë ndjekur mbi 30 shtete.

“Ne iu bashkuam kësaj iniciative me ftesë të Ministrit të Bujqësisë dhe Pyjeve, Bekir Pakdemirli, duke konfirmuar angazhimin tonë për të bërë modestisht çfarë është e mundur, në këtë përpjekje të përbashkët, në interes të çdo vendi.”- shkruan Krifca.

Më herët gjatë vizitës së saj në Turqi ministrja e Bujqësisë u takua me homologun e Malit të Zi, Aleksandar Stijović. Në një reagim në lidhje me takimin e zhvilluar, Krifca theksoi se Mali i Zi është një nga fqinjët me të cilët Shqipëria ka ende shumë potencial për të rritur bashkëpunimin ekonomik.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?