Ministrja e Drejtësisë së Kosovës Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës: Vettingu të jetë i pavarur nga pushteti ekzekutiv, të rikthehet besimi tek qytetarët

27 Prill 2020, 23:24| Përditesimi: 27 Prill 2020, 23:40

  • Share

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu në një intervistë për "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv ka treguar se vendi i saj duhet të mësojë nga gabimet e Vettingut në Shqipëri, ku pushteti ekzekutiv të mos ketë dorë fare në çështjet e saj.

"Kemi ngritur një grup të pavarur nga pjesëtarë të  Shoqërisë Civile, profesorë  me integritet profesional. Në javët e para e kam themeluar në nivel qeveritar, për t'i dhënë një peshë të madhe. Kam dashur ta lë të pavarur nga pushteti ekzekutiv në mënyrë që të krijoj besim tek qytetarët. Kjo është frika ime më e madhe që pushteti ekzekutiv të mos ketë fare dorë dhe Vetingu nuk duhet të shihet si pjesë e partive politike, por si interes nacional", është shprehur ministrja Haxhiu.

Ajo ka shtuar se ka përfshirë në Vetting zv.ministren Jonida Shala, e cila ka ngelur aktualisht në Shqipëri, duke dhënë edhe këshilla në lidhje me Vettingun dhe çfarë mund të përmirësohet.

Gjithashtu sipas saj do të krijohet Institucioni për krimet e luftës për herë të parë në Kosovë.

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu gjithashtu ka dhënë mendimin e saj në lidhje me amnistinë që po krijohet në vendin e saj, ku ka theskuar se është krijuar një amnisti në lidhje me krimet e luftës, por ato nuk mund të vjetërsohen e as të amnistohen, 

"Krimet e luftës duhet të hetohen e gjykohen e 'Vetëvendosja' e ka proceduar në Kuvendin e Kosovës e ka kaluar gjykimi në mungesë për krimet e luftës dhe çfarë i duhet është fuqizimi i kapaciteteve të prokurorisë, me bashkëpuntorë shtesë, fatkeqësisht  20 vite pas luftës duhet të fillojmë nga e para sepse deri tani nuk ka pasur asnjë seriozitet në hetim", është shprehur ajo.

Ministrja ka treguar se ka një marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiçit në lidhje me shkëmbimin territorial në Kosovë, por kjo është diçka e  papranueshme që po i bëhet vendit.

Komento

Komente

  • Mala: 28/04/2020 09:15

    Pa u zgjedh nje Qeveri vertet stabile politike e kombetare,jo keshtu sic kemi e jemi,Vettingu nuk mund te zgjidhet I pa "infektuar" politikisht.Kjo palavitje ekstreme dhe e rrezikshme politike qe po shihe koheve te fundit, vertet eshte shqetesuese per qytetarin e Kosoves.Kjo shemti e percarjes se rrazikshme, ka kaluar gjithe kufijte e normalitetet shteteror e kombetar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?