Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Kosova & Rajoni

Zyrtare! Qeveria e Kosovës ka refuzuar gazsjellësin amerikan

30 Shtator 2021, 18:32| Përditesimi: 30 Shtator 2021, 18:35

  • Share

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës nuk do të vazhdojë më tej me përfshirjen e vendit në në gazsjellësin ekzistues në Maqedoninë e Veriut, projekt ky i përkrahur nga MCC-ja amerikane.

Rizvalloni ka thënë se kanë nevojë për më shumë informacione rreth projektit të gazsjellësit për të ditur nëse është projekt adekuat për tranzicionin energjetik të Kosovës.

“Përballë afateve kohore të MCC ne kemi vendosur të ecim tutje dhe të shfrytëzojmë investimin e alokuar për programin e kompaktit, për investime me risk më të ulët por që ndihmojnë Kosovën drejt dekarbonizimit të sektorit të energjisë dhe krijojnë kushte për zhvillim ekomomik dhe zhvillim të sektorit privat”, ka thënë ajo të enjten në një konferencë për media.

Me herët mediat vendase, kanë raportuar se qeveria ka refuzuar projektin për përfshirjen e Kosovës në gazsjellësin.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?