Rritja e çmimeve/ Paketa e dytë mbështetëse për qytetarët, ministrja e Financave: Do jetë pothuajse e njëjtë si e para, bëhet publike në shtator

22 Gusht 2022, 10:12| Përditesimi: 22 Gusht 2022, 15:12

  • Share

TIRANË- Pas rritjes së pandalshme të çmimeve, jo vetëm të produkteve ushqimore, por edhe të karburantit dhe energjisë elektrike, qeveria ka gati një paketë të dytë financiare. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj, tha se në shtator do të bëhet publike një pakete e dytë mbështetëse për qytetarët, e cila do të jetë e ngjashme pothuajse me të parën. Ndërkohë mbështetja do të vazhdojë edhe për bizneset, duke bërë që të gjitha subjektet që kanë detyrim ta blejnë energjinë në treg të lirë do të vazhdojnë të paguajnë me çmim të reduktuar .

'Paketa e dytë do bëhet publike në shtator, dhe do jetë pothuajse e njëjtë me paketën e parë. Ka pasur ngadalësim të investimeve këtë vit prandaj ne morëm përsipër një pjesë së kostove të ndërtuesve të kontratave publike. Detajimi i paketës së dytë do të bëhet me VKM dhe do të përfshijë muajit në vijim.’- tha Ibrahimaj.

Nga paketa e parë përfituan në total 442 253 persona, të cilët morën 3 mijë lekë për 3 muaj për rritjen e çmimeve. Paketa e parë që është aktualisht në fuqi parashikonte indeksimin e pensioneve me 3.3 miliardë lekë, kompensim me 3 mijë lekë për 576 mijë pensionistë e familje në nevojë, mbështetje 1.5 miliardë lekë për fermerët, 500 milionë lekë që mos të rritej cmimi i transportit publik, fond 28 miliardë lekë për energjinë elektrike dhe ndryshim të taksës progresive e rritjes së pagës minimale.

Në konferencën për mediat, ministrja u ndal edhe tek inflacioni në vend, ku tha se në Shqipëri është ndjeshëm më i ulët se vendet e rajonit.

'Në 7 mujorin e parë të vitit inflacioni ka qenë 5.3%. Shqipëria me një inflacion 7.5% në muajin korrik është ndjeshëm më ulet nga vendet e rajonit. Elementi që ka ndikuar më së shumti në rritjen e çmimit të kostove të shqiptarëve janë ushqimet dhe pijet dhe kostot e transportit. Deri më tani ekonomia ka pasur performancë pozitive dhe inflacionin të jetë i kontrolluar, kjo falë masave dhe subvencioneve të dhëna nga qeveria.’- u shpreh ministrja.

Ministrja tha se kemi pasur një rritje të eksporteve me 40% në vlerë dhe në volum janë ulur me 5%. Ndërsa sa u përket importeve, në vlerë janë rritur me 24%, ndërsa në volum ka pasur një ulje të importeve me 8%. Ibrahimaj u ndal edhe tek rritja e numrit të vendeve të punës, ku tha se në muajin qershor vendet e punës arritën në 725 572 të punësuar, duke u rritur me 15108 më shumë se vjet.

‘Importet ne vlere janë rritur me 24%, ndërsa në volum ka pasur një ulje te importeve me 8%. Kemi pasur ecuri negative të ndikuar nga karburantet për shkak të çmimeve të larta. Kemi pasur rritje të eksporteve me 40% në vlere dhe në volum janë ulur me 5%.’- tha ministrja.

Akuzave ndaj Bordit të Karburanteve, Ibrahimaj u përgjigj duke thënë se ato janë plotësisht transparente dhe në përputhje me luhatjet e bursës

“Bordet përcaktojnë çmimet e naftës së rafinuar të benzinës dhe gazit. Dhe në asnjë rast bordi nuk është mbledhur në shkelje. Bordi mblidhet në mënyrë të menjëhershme kur ulet çmimi në bursë ndërsa kur ka rritje në bursë nuk bordi mundohet të shtyjë mbledhjet”, tha Ibrahimaj.

Opozita dhe ekspertët akuzojnë Bordin e Transparencës për abuzim me vlerën e naftës në tregun vendas, në një kohë që në bursë nafta bruto ishte në rënie.

Ora 12:55
Çmimi i naftës, Ibrahimaj: Bordi i Transparencës nuk është mbledhur në shkelje, kur ka rritje në bursë mundohet të shtyjë mbledhjet

Akuzave të opozitës ndaj Bordit të Karburanteve, ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj u përgjigj duke thënë se Bordi është plotësisht transparent dhe në përputhje me luhatjet e bursës

‘Bordet përcaktojnë çmimet e naftës së rafinuar të benzinës dhe gazit. Dhe në asnjë rast bordi nuk është mbledhur në shkelje. Bordi mblidhet në mënyrë të menjëhershme kur ulet çmimi në bursë ndërsa kur ka rritje në bursë nuk bordi mundohet të shtyjë mbledhjet’, tha Ibrahimaj.

Opozita dhe ekspertët akuzojnë  Bordin e Transparencës për abuzim me vlerën e naftës në tregun vendas, në një kohë që në bursë nafta bruto ishte në rënie.

Ora 10:35
Paketa e dytë mbështetëse për qytetarët, ministrja: Do jetë pothuajse e njëjtë si e para, bëhet publike në shtator

 

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj, i është përgjigjur pyetjes së gazetares së ekonomisë në Report Tv, Eliza Gjedikut në lidhje me një pakete të dytë mbështetëse për qytetarët pas rritjes së çmimeve.

Ministrja tha se paketa do të përfshijë masat e marra deri më tani, qoftë për mbështetjen e bizneseve ashtu edhe te familjeve.

‘Ne do te vazhdojmë të kemi një politikë mbështetëse për familjet në nevojë. Ne kemi bëre një akt normativ për të gjitha masat që do të marrim. Paketa përfshin masat e marra deri më tani qoftë për mbështetjen e bizneseve ashtu edhe te familjeve. Paketa e dytë do bëhet publike në shtator, dhe do jetë pothuajse e njëjtë me paketën e parë. Ka pasur ngadalësim të investimeve këtë vit prandaj ne morëm përsipër një pjesë së kostove të ndërtuesve të kontratave publike. Detajimi i paketës së dytë do të bëhet me VKM dhe do të përfshijë muajit në vijim.’- tha Ibrahimaj.

Ora 10:20
Ministrja e Financave: Inflacioni në Shqipëri në korrik ishte 7.5%, më i ulëti në gjithë rajonin! Importet në vlere janë rritur me 24%, ndërsa eksportet me 40%

Inflacioni në Shqipëri është ndjeshëm më i ulët se vendet e rajonit. Kështu bëri me dije në një konferencë për mediat ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj. Ibrahimaj u ndal edhe tek rritja e numrit të vendeve të punës, ku tha se në muajin qershor vendet e punës arritën në 725 572 të punësuar, duke u rritur me 15108 më shumë se vjet.

‘Ekonomia është ndikuar nga agresioni rus që ka prekur zinxhiret e ekonimisë, në tregti si dhe në rritjen e inflacionit. Nga të dhënat që kemi na është treguar se ka pasur rritje ekonomike në tremujorin e dytë dhe të tretë. Kjo rritje na ka shtyrë për të mbështetur rritjen e konsumit. Ndërthurja e të gjitha politikave së bashku me mbështetjen ka sjellë që deri tani ekonomia shqiptare t ë ketë një performancë pozitive dh inflacioni të jetë i kontrolluar. Inflacioni në Shqipëri është ndjeshëm më ulët se vendet e Rajonit. Në 7 mujorin e parë të vitit inflacioni ka qenë 5.3%. Shqipëria me një inflacion 7.5% në muajin korrik është ndjeshëm më ulet nga vendet e rajonit. Elementi që ka ndikuar më së shumti në rritjen e çmimit të kostove të shqiptarëve janë ushqimet dhe pijet dhe kostot e transportit. Deri më tani ekonomia ka pasur performancë pozitive dhe inflacionin të jetë i kontrolluar, kjo falë masave dhe subvencioneve të dhëna nga qeveria. Ushqimet dhe pijet janë shtrenjtuar më shumë gjatë muajit korrik, ndjekur edhe nga kostot e transportit.’- u shpreh ministrja.

Ministrja tha se kemi pasur një rritje të eksporteve me 40% në vlerë dhe në volum janë ulur me 5%. Ndërsa sa u përket importeve, në vlerë janë rritur me 24%, ndërsa në volum ka pasur një ulje të importeve me 8%.

‘Importet ne vlere janë rritur me 24%, ndërsa në volum ka pasur një ulje te importeve me 8%. Kemi pasur ecuri negative të ndikuar nga karburantet për shkak të çmimeve të larta. Kemi pasur rritje të eksporteve me 40% në vlere dhe në volum janë ulur me 5%.’- tha ministrja.

Ibrahimaj u ndal edhe tek rritja e numrit të vendeve të punës, ku tha se në muajin qershor vendet e punës arritën në 725 572 të punësuar, duke u rritur me 15108 më shumë se vjet.

‘TVSH- ja u rrit me 17% në krahasim me vitin 2021. Nëse do të heqim heqim efektin e çmimeve shohim që kemi një ecuri shumë të mirë. Në muajin qershor vendet e punës arritën në 725 572 të punësuar, duke u rritur me 15108 më shumë se vjet. Kjo lidhet edhe me sezonin turistik dhe kjo tregon se sezoni është më i mbarë si vjet. Në korrik të vitit 2021 janë 124550 biznese aktive në vend. Gjatë vitit 2022 janë 11376 biznese të reja dhe janë mbyllur 2629 biznese.’- u shpreh ministrja.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 22/08/2022 13:46

    Bordi i trasparences eshte organizate mafjoze e komanduar nga politikanet por populli nuk ekziston sepse asnje nuk ngrihet ti sakatoje keta maskarenj

    Përgjigju
  • Kambisti: 22/08/2022 13:42

    Ketu jane emigrantet qe sjellin valute vit per vit dhe e amortizojne disi inflacionin, por ndryshe e kishe pare inflacionin 7,5% ti!

    Përgjigju
  • alfio: 22/08/2022 13:25

    ik mi mashtruse, ti je super hajdute, e ke tregu kur ishe Dr e Tatimeve, e di mire ti sa ke vjedhur.

    Përgjigju
  • Gjyshi: 22/08/2022 12:05

    Kjo i beson dhe vete genjeshtrat qe thote. Kosto e jeteses per pensonistet i ka kaluar disa here kufijte e mbijeteses. Kompesimi qe japin keta nuk quhet as lemoshe por tallje me paramendim kur vetem nje buke kushton 120 leke, keta ju japin pensionisteve 3000 mije leke. Per ushqimet e shportes nuk behet fjale fare. Pastaj perse vetem pensionistet???? Po shtresat e e tjera me paga miserabel 30000 mije leke? Ata duhet te vdesin me keto cmime? Greqia dhe italia perse shperndau nga 200- 400€ per njerezit?? E pra ju mjafton vetem TVSH e tepert qe mblidhni nga rritja e cmimeve qe te kompesoni njerezit. Por ju rimbursoni oligarket qe mos tu bjere fitimi,ndersa per xhepat pa astar te popullit jua coni duart deri ne corape. Vetem leku i piset e perballon kete situate pa njerezit me rroga nuk munden. 190 leke litri i qumeshtit dhe ti thua inflacioni 7.5%. Me ke tallesh ti??? Thua VKM ne shtator qe do hyje ne fuqi ne tetor. Keto 4 muaj jua futet njerezve dmth. Nuk e miratonit dot se jeni me pushime. Per oligarket e miratuat urgjent. Haram ju qofte Vota dhe mbeshtetja.

    Përgjigju
  • Lala: 22/08/2022 11:15

    O tyryfyle inflazioni 7.5% do te thot se cmimet Jan rritur po kaq perqind ....po vetem ishqimet e shportes Jan dyfishuar spo flas per te tjerat .pra per te ngren na duhet dyfishi I asaj QE prishnim para lufte si qeka 7.5% inflazioni? .

    Përgjigju
  • Vetem zhvillim: 22/08/2022 10:39

    Po cfare flet moj kalbesire cfare mashtron. Ekonomia eshte ne falimentim, rrogat nuk dalin per te ngrene as gjysmen e muajit! Po cfare flet o zhgaravine si nuk keni piken e cipes ne surrat. Paske bere plazh mire qenke nxire koke e kembe e del ben akoma propogande. Mizerje paskeni qene ne formen me te vecante ne planet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?