Ibrahimaj: Çmimet e hidrokarbureve po normalizohen, mund të dalim nga ‘regjimi’ i Bordit! Borxhi publik është ulur falë rënies së euros

2 Maj 2023, 09:21| Përditesimi: 2 Maj 2023, 11:01

  • Share

Bordi i Transparencës mund të shkojë drejt shkrirjes dhe shkak për të këtë është normalizimi në treg i çmimeve të hidrokarbureve. Kështu bëri me dije ministrja e Ekonomisë dhe Financave në një dalje për mediat, e cila theksoi se Bordi ka qenë një instrument që ka ndihmuar në mosarritjen dhe në mbajtjen në kontroll të çmimeve të karburanteve.

‘Bordi i Karburanteve ka qenë objekt diskutimi i madh gjatë vitit të shkuar. Gjykata Kushtetuese la në fuqi funksionimin e bordit dhe vendosi për ligjshmërinë e këtij bordi. I vetmi nen që ndryshoj lidhej me shfuqizimin e borxhit, që sipas aktit normativë, ishte një vendim që merrej nga vetë bordit. Ky nen u shfuqizua dhe bordi në bazë të vendimit të gjykatës kushtetuese do të ketë një formë tjetër ligjore për mbylljen e aktivitetit të tij. Situata e çmimeve në tregun e hidrokarbureve ka ardhur në normalizim. Po bëjmë të gjitha analizat që duhet me qëllim që të shikojmë mundësinë për vijimin e ecurisë së këtij bordi i Transparencës. Ka qenë një instrument që ka ruajtur mos rritjen dhe mbajtjen nën kontroll të çmimeve të karburanteve. Uroj që çmimet karburanteve të janë normalizuar, me qëllim që të dalim nga regjimi i bordit.’- u shpreh ministrja.

Ndërkohë borxhi publik është ulur falë rënies së euros! Ministrja tha se borxhi publik është 63.27%, nga 64.58% që ishte në fund të vitit 2022.

‘Në tremujorin e parë, borxhi ndaj PBB ishte 63.27% të PBB nga 64.58% që ishte në fund të vitit 2022. Sipas strukturës, pesha më e madhe është në borxhin e jashtëm. Këtu dua theksoj dhe peshën e kursit të këmbimit. Borxhi është i identifikuar dhe marrë në euro, kursi euros ka sjell dhe një rënie të borxhit publik.’- u shpreh Ibrahimaj.

Duke u ndalur tek të dhënat e tremujorit të parë të vitit 2023, ministrja u shpreh se të ardhurat kanë vijuar që të rriten me ritme të përshpejtuara. Po ashtu ministrja shtori se janë rritur edhe kontributet, ku rritje më të lartë ka pasur në sektorin e prodhimit, ndërtimit e shërbimit.

‘Në tremujorin e parë specifikisht të ardhurat kanë vijuar të rriten me ritme të përshpejtuar gjatë kësaj periudhe, në total 16.2 mld lekë, 11.7%, në krahasim me planin 3.67 mld realizim më shumë se sa të planifikuara. Shifra 11.7% është ndjeshëm më e lartë se mesatarja e inflacionit 6.5%. Rritja e të ardhurave është ndikuar nga rritja e çmimeve, por në pjesën më të madhe është dhe aktiviteti ekonomik. Të ardhurat janë rritur 16.7%për tatimin mbi vlerën e shtuar, shifër që na ndihmon të kuptojmë tre mujorin e parë të ekonomisë. Edhe kjo ndjeshëm më e lartë se inflacioni 6.5%. Tatimi mbi fitimin +22.5%, lidhet ngushtë me atë të vitit 2022, kjo tjetër shifër që tregon ecurinë pozitive ekonomike për vitin e shkuar. Tatimi mbi të ardhurat u rrit 9.5%, 14.8% kontribute më shumë shoqërore. Taksa e jashtëzakonshme 14.1 mld lekë. Kontributet sipas kategorive, sektori ndërtimit +14.4%, prodhimit + 31%, shërbimet +13.6%. Transporti +24%, tregtia 11.2%.’- u shpreh ministrja.

Sa u takon importeve, ministra tha se për herë të parë pas një periudhe të gjatë, importet janë rritur më shumë në vëllim se sa në vlerë.

‘Importet për herë të parë pas një periudhe të gjatë janë rritur më shumë në vëllim se sa në vlerë. Çmimet e importeve kanë filluar të ngadalësohen. Importet në vëllim janë rritur me 6.9% ndërsa në vlerë me 0.4%. Eksportet janë rritur qoftë në vlerë edhe në vëllim.’- u shpreh Ibrahimaj.

Për të dhënat e punësimit, ministrja tha se në tremujorin e parë janë 709 203 të punësuar. Ibrahimaj vlerësoi këto shifra si një ecuri të fortë të punësimit e shtoi se kanë ndikuar më shumë në rritjen ekonomike.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Altini: 02/05/2023 09:52

    Situate komike. Nje vend qe nuk prodhon asgje ka nje monedhe qe fiton 15% ndaj EUR dhe 20% ndaj Dollarit ne 6 muaj. Vjedhje absolute ndaj emigranteve dhe remitancave e nje shkalle te frikshme, pervecse demton industrine e eksportit dhe favorizon importuesit sic dhe me ne fund vet pranon kjo cupelina Ministre. Me ane te emigranteve financoni pislliqet financiare qe keni bere keto vite me tendera pafund dhe rendiment shume te dobet ekonomik. Ky esht nje krim financiar i paprecedente.

    Përgjigju
    • Mjeku: 02/05/2023 10:43

      Kush te ka thene ty qe ne shqiperi nuk prodhohet asgje apo ashtu ta thote truni? A e di qe nuk ka me vende ne neper hotelet dhe resorted shqiptare per kete behar? Jane te pronetuara plot qe tani. Renia e euros eshte si rezulatat i shperthimit te turizmit dhe investimeve direkte te huaja qe po shperthejne. Emigrantet mos te hane mut kot ne Gjermani dhe Angli por te kthehen te bejne para ne shqiperi se eshte mbush plot me te huaj qe po bejne para.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?