Ministrja e Financave bën bilancin: Rritja ekonomike 2.7%! 2.4 milionë të huaj vizituan Shqipërinë këtë vit! Shqetësim forcimi i lekut ndaj euros!

4 Korrik 2023, 10:13| Përditesimi: 4 Korrik 2023, 16:59

  • Share

Rritja ekonomike ishte 2.72% në tremujorin e parë të vitit. Kështu bëri me dije ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në një konferencë për mediat. Në 5 muajt e parë të vitit 2023 inflacioni 5.8%, tha ministrja peshën më të madhe e kanë ushqimet. Rritja u nxit kryesisht nga aktivitetet e pasurisë së paluajtshme dhe ndërtimi, ndjekur nga sektori i tregtisë dhe shërbimeve.

‘Për tre mujorin e parë të vitit 2023,  rritja ekonomike në vend ishte me 2.72%. Ishte një rritje mesatare. Rezultoi që rritja 2.7% ishte me e lartë se Maqedonia e Veriut e se Serbia. Mesatarja e rritjes së vendeve të BE-së ishte 1%.' - tha ministrja, Delina Ibrahimaj.

Ministrja u shpreh se ka pasur një ecuri mjaft pozitive në sektorin e turizmit për vitin 2023.

"Janë 2.4 milionë qytetarë të huaj që kanë vizituar Shqipërinë në 5 mujorin e fundit. Numri i shtetasve të huaj të futur në Shqipëri është rritur me 42.5 %. 700 mijë më shumë se vitin e kaluar. Kjo tregon se politikat tonë për nxitjen e sektorit të turizmit kanë pasur efektin e duhur dhe numri i turistëve është rritur jo vetëm në sezonin veror por ka nisur të jetë dukuri e shpërndarë gjithë vitin. Qarkullimi vjetor në sektorin e turizimit për 5 mujorin e 2023 ka rezultuar në rritje me 10.7% dhe të punësuarit janë rritur me 11.5%. Presim që turizmi të vijojë që të ketë një performancë pozitivë.’- tha ministrja.

Shqetësim mbetet forcimi i lekut ndaj euros ndërsa niveli i papunësësi në 3 mujorin e parë është 10.9 %, ndërsa borxhi publik shënoi nivelin 63.27%.

Ora 14:08
Zbulohet fatura në buxhet për 2 vitet e ardhshme nga rritja e pagave të administratës, deputetëve, ministrave dhe presidentit

 

Qeveria ka një faturë sa i kushton buxhetit të shtetit rritja e pagave në administratë por dhe rritja e pagave të deputetëve dhe ministrave e deputetit.

Në konferencën për median ministrja Brahimi foli me shifra.

“Për 8 muajt e vitit 2023 prill- dhjetor efekti i përgjithshëm i rritjes së pagave pritet të jetë 11 miliardë lekë për vitin 2024 pritet të ketë efekt 11 miliardë lekë dhe nga 2025 e tutje efekti do të jetë 39 miliardë lekë. Diferenca e përqindjes ndërmjet administratës dhe rritjes së pagave ministrave, deputetëve apo presidentit sigurisht është e madhe. Rritja e pagave të këtyre kategorive përbën 1.5 % të totalit këtë vit, ndërkohë 98% të totalit e përbëjnë rritja e pagave të administratës publike"tha Ibrahimaj.

Rritja pagave u miratua në Kuvend në 25 maj 2023

Ora 12:25
Ibrahimaj pro legalizimit të kanabisit mjekësor: Impuls i shtuar për ekonominë shqiptare, s'ka pse të mos zhvillohet

 

“Një impuls i shtuar për ekonominë e vendit” Ky është qëndrimi i ministres së Financave Delina Ibrahimaj e pyetur lidhur me pr/ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor të miratuar nga qeveria dhe dërguar në kuvend për diskutim e votim.

“Unë si ministre e Financave gjykoj që ai ligj sjell impuls të shtuar në ekonominë e vendit dhe nuk ka asnjë arsye pse të ketë debate mbi miratimin e këtij ligji apo debate të tjera rreth miratimit të këtij ligji. Është një ligj që është në funksion dhe në vende të tjera të rajonit e botës. Një sektor i  ekonomisë që nuk ka pse të mos zhvillohet” tha Ibrahimaj gjatë konferencës për median

Ndërkohë opozita ka bërë thirrje për të votuar kundër këtij pr/ligji duke akuzuar Ramën se po shpërblen ata që e ndihmuan të fitojë zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Ora 11:32
Nga 2026 rritet taksa e banesës, Ibrahimaj: Vlera do të përcaktohet mbi çmimin e tregut

Taksa e banesës, vlera e së cilës nuk do të llogaritet më mbi bazën e çmimit të referencës së pasurisë, por mbi vlerën e tregut pritet të implementohet pas tre viteve në 2026.

E deklaroi Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në konferencën e sotme (4 korrik) për median ku prezantoi dhe shifrat e ekonomisë gjatë 5 mujorit të parë të 2023.

"Pr/ligji në këto momente është ende në fazën e diskutimeve dhe ministrija e Financave po vijon konsultimet me universitetin e Tiranës, dhe atë Bujqësor e do të vijojmë konsultimet deri në një projekt final. Ende nuk kemi një draft të finalizuar për taksën e pasurisë. Jemi ende në konsultim. Po punojmë me universitetin e Tiranës, dhe Bujqësor e do të vijojmë konsultimet me qëllim që kjo reformë madhore të zbatohet në mënyrën më të mirë" tha Delina Ibrahimaj

Qeveria ka një vit që ka nisur përgatitjet për këtë reformë duke vijuar konsultimet me pedagogë të universiteteve të Tiranës dhe Bujqësor, e kur ka një datë se kur parashikohet të implementohet puna ka nisur në të gjitha nivelet institucionale.

"Është një taksë që do të marrë kohën e vet për tu implementuar. Ne parashikojmë që hyrja në fuqi e kësaj takse për ndërtesat të jetë në 2026. Ndryshimi kryesor që do të sjellë është vlerësimi i pasurive dhe pronave me çmimin e tregut. Është ndryshim thelbësor që ka nevojë për angazhim shumë të madh jo vetëm në kuadër të hartimit të ligjit por marrjen e masave institucionale për zbatimin e tij. Kjo është arsyeja pse nisëm punën që vitin e kaluar dhe ndonëse duket që viti 2026 është shumë larg. Është reformë madhore dhe duhet bërë në kohën e duhur dhe marrë koha e duhur," e mbylli deklaratën ministrja e Financave.

Ora 10:45
'Shqetësim mbetet forcimi i lekut ndaj euros' Ministrja e Financave Ibrahimaj tregon shkaqet

 

Gjatë vitit 2023 kemi pasur forcim të ndjeshëm të lekut kundrejt monedhave kryesore partnerë tregtarë të vendit tonë Euro, Dollarë. Më e ndjeshme ka qenë ecuria e forcimi i lekut krahasuar me euro.  

Në konferencën për medien ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj shpjegoi pse ndodhi forcimi i lekut.  

“Të gjitha elementët që përmenda duke iu referuar investimet direkte, remitancat dhe turizmin lidhin me shqetësimin kryesor të kohëve të fundit që ka ardhur nga disa aktivitete të biznesit në vend, ecuria e kursit të këmbimit.

 Rritja a forcimi i lekut ndaj euros vjen sipasojë e strukturës së ekonomisë dhe performancës sidomos me forcimin e eksporteve, eksporteve të shërbimeve të lidhura me turizmin por dhe rritjen e investimeve të huaja direkte që kanë sjellë kapitale në valutë të cilat kanë ndikuar në forcimin e kursit të këmbimit.

Kjo dukuri vjen si pasojë dhe regjimit të kursit të këmbimit që ne kemi. Ky regjim ka ndikuar pozitivisht në absorbimin e goditjeve që ekonomia shqiptare dhe globale ka pësuar. Një prej elementeve që ka mbajtur inflacionin me norma të kontrolluara veç politikave të qeverisë ka qenë kursi fleksibël i këmbimit që ka lejuar që inflacioni i importuar i cili përbën pjesën më të madhe të inflacionit vendas të ketë një ndikim më të ulët nga ai që do të kishte po të kishim një kurs këmbimi të fiksuar” tha ajo.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • SHKODRANI: 05/07/2023 00:25

    Ouuu, po si do e perballojne pensionistat me pensione minimale? Turp, turp

    Përgjigju
  • Eri: 04/07/2023 14:07

    Ouuu po si for ta percaktoni vleren e tregut? Fitoni dhe 2025 e pastaj ta rrisim....o zot...pse nuk e rrisni per shpite e dyta e te trete...nje pensionist mezi ha buke do paguaje dhe takse te larte oer pallatin me pune vullnetare...

    Përgjigju
  • Bravo: 04/07/2023 10:39

    Dështime nuk ka, vetëm për para

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?