Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen në datat 4-5 shtator, do të zhvillojë një vizitë në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi. Lajmi është bërë me dije nga qeveria e Finlandës, ndërsa synimi i kësaj vizite është forcimi i marrëdhënieve politike dhe tregtare me vendet e Ballkanin Perëndimor.
Ministrja e Jashtme Valtonen gjatë vizitës së saj do të takohet me homologët e saj, ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Serbisë dhe Kosovës. Po ashtu, sipas qeverisë së Finlandës, pritet të takohet edhe me krerët e qeverisë në secilin prej vendeve që do të vizitojë, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.
Në fokus të bisedave do të jenë marrëdhëniet dypalëshe, zgjerimi i BE-së, stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor apo lufta në Ukrainë. Në Serbi, Valtonen do të takohet me përfaqësues të kompanive finlandeze që operojnë në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Valtonen thotë se Finlanda mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit në BE dhe se përmes kësaj vizite do forcohet bashkëpunimi.
“Finlanda mbështet fuqishëm rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE. Mirëqenia dhe stabiliteti i rajonit është shumë i rëndësishëm për të gjithë Evropën, përfshirë Finlandën. Ne duhet të forcojmë bashkëpunimin me partnerët tanë më të afërt. BE-ja është tashmë partneri më i afërt i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Edhe Finlanda po thellon angazhimin e saj me rajonin”, thotë ministrja Valtonen.