Ministrja e Jashtme e Kosovës: Lajçak ka dështuar në procesin e dialogut! Banjska, dëshmi se s’mban premtime as 24 orë

19 Janar, 10:47| Përditesimi: 19 Janar, 19:08

  • Share

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla akuzon Miroslav Lajçak të dërguarin e BE se ka dështuar në ndërtimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Në RTK, ministrja thotë se Lajçak nuk ka as vizion për këtë proces e premtimet e tij nuk vlejnë as 24 orë.

“Banjska është dëshmia më e mirë që Lajçaku e ka dështuar gjithë procesin e dialogut. Ai ka hyrë pa strategji dhe pa vizion në këtë proces të dialogut dhe si duket, i tillë do të largohet nga ky dialog kur t’i skadon mandati”, tha ajo për RTK.

Sipas saj, premtimet që i janë bërë Kosovës nuk e kanë pasur vlerën as 24 orë, derisa ka shkuar Lajçaku në Beograd.

Ajo tha masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, janë jo vetëm të padrejta, por totalisht të pakuptueshme.

“Jo vetëm për ne, por për një pjesë të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian. Ata nuk po dinë t’i heqin, sepse nuk po dinë se për çfarë i kanë vënë”, tha ajo.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?