Dëbimet e diplomatëve mes Rusisë dhe disa vendeve kanë sjellë skenare të ndryshme edhe për Botërorin e futbollit, që do të zhvillohet në Rusi gjatë qershorit.
“Perëndimi kërkon të na heqë Botërorin”. Ky është pohimi i zëdhënëses së Ministrsë së Jashtme Ruse, Maria Zakhorova. Ajo akuzon drejtpërdrejtë Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara se po tentojnë të pengojnë vendin e saj të organizojë Kupën e Botës gjatë kësaj vere.
Ndoshta kjo është përshtypja ime, por mendoj se ata po kujdesen që Rusia këtë verë mos të arrijë të zhvillojë të drejtën e organizimit të Kupës së Botës.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Ruse, Maria Zakharova.
Komento